Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Laçi: Nga Kurbini do i vijë fundi pushtetit kriminal

501
Sigal

Një ditë pas takimit me qytetarët e Fierit, kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme një takim në qytetarët kurbinas.

Në nisje të fjalës së tij, lideri i opozitës ka falënderuar qytetarët kurbinas për pritjen madhështore duke u shprehur se, “Keni qenë dhe jeni tmerri i tiranisë”.

“E dinë fare mirë kundërshtarët, e di edhe Rama që mundohet ta kthejë tmerrin dhe panikun që e ka zënë në një shpoti që nuk e ha më asnjë. Nga Kurbini do i vijë fundi pushtetit kriminal dhe regjimit më të korruptuar që ka njohur Shqipëria”., u shpreh Basha.