Petrit Vasili : Menaxhimi i pandemisë, një sallatë rilindase mashtruese

25
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka folur për keqmenaxhimin e pandemisë nga qeveria duke e quajtur atë një sallatë rilindase mashtruese.

“Dje 833 raste të reja, ndërsa sot 538 raste të reja.
Dje 5 vdekje në 833 raste, ndërsa sot 9 vdekje në 538 raste të reja.
Situata është shumë serioze dhe kërkon analize të thellë shkencore, menaxhim të përgjegjshëm e profesional dhe jo propagandë.” , – shprehet Vasili në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë  :

Menaxhimi i Pandemise, nje sallate rilindase mashtruese!!
Dje 3511 testime, ndersa sot vetem 1918 ose 46% me pak se nje dite me pare, gati gjysem per gjysem !?
Dje 833 raste te reja, ndersa sot 538 raste te reja.
Dje 5 vdekje ne 833 raste, ndersa sot 9 vdekje ne 538 raste te reja.
Situata eshte shume serioze dhe kerkon analize te thelle shkencore, menaxhim te pergjegjshem e profesional dhe jo propagande.
Ky nuk eshte menaxhim kjo eshte sallate rilindase, qe ka ne themel mashtrimin dhe dezinformimin e qytetareve.