Luan Baçi, kryetari PD Fier/ Qytetarët diskriminohen dhe varfërohen, zyrtarët korruptuar të Bashkisë mbushin xhepat

321
Sigal

Qytetarët të diskriminuar dhe të varfëruar, zyrtarët milionerë me tendera

Jakup B. GJOÇA

Luan Baçi, kryetari i  PD-së në Fier në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se Qarku i Fierit është nga më të prekurit nga Civid-19, qytetarët kanë respektuar izolimin, por bashkia e Fierit i ka diskrimuar, duke shpërndarë ndihma me listë  vetëm tek votuesit e partisë që qeveris, ndërkohë që Bashkia e Fierit është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve, ndërkohë që tenderimet janë jo transparente dhe u janë dhënë klientëve të zyrtarëve.

-Zoti Baçi, cila është gjendja në Qarkun e Fierit, në karantinë?

-Qarku i Fierit në përgjithësi, por në veçanti qyteti i Fierit ka qenë në një karantinë të rreptë dhe vazhdon e tillë. Kjo, pasi ka qenë ndër bashkitë me numër të lartë të infektuarish me virusin Covid-19 dhe kjo bëri që qytetarët të kishin një vetëndërgjegjësim dhe ishin të përgjegjshëm per situatat e vështira dhe domosdoshmërinë e masave shtrënguese, të orientuara nga OBSH dhe mjekët specialistë. Shpesh here ky vetëndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri e qytetarëve, për karantinën cenohej dhe keqinterpretohej keq nga KM, duke përdorur urdhëra arbitrare, duke vendosur fasha dhe orare të ndryshme, të pa studjuara, teë pa diskutuara me specialistë dhe me grupet e interesit, duke arritur deri aty, sa të përcaktonin, edhe mënyrën e ecjes, sa hapa larg njeri tjetrit edhe kur ishin persona të së njëjtës familje, që banonin bashkë, pa asnjë ndarje dhe shumë afër njeri tjetrit. Këto masa shtrënguse dhe të detyrueshme për t’u zbatuar thjesht se qenë urdhëra te KM, shumë herë bënin efektin e kundërt, dhe qytetarët i thyenin me ndërgjegjie të plotë, duke argumentuar se në zbatojmë karantinën se duhet dhe e dimë rrezikun, jo se thotë KM aq më tepër kur çdo gjë që thotë bie ndesh me ato që duhen bërë. KM tashmë njihet nga të gjithë për haluçinacionet e tij për mahninë e të dukurit dhe që çdo gjë që bëhet për mirë dhe mund të ketë rezultat, ta privatizojë në mënyrë të paturpshme, pavarësisht se nuk është aspak meritë e tij. Gjithsesi Fieri e thamë më sipër, është ndër qytetet më të prekur dhe vazhdon të jetë me rrisk të lartë. Kjo nxjerr dhe njëherë në pah, masat jo të sakta të qeverisë që mburret, pasi kujtojmë këtu që ndërhyri me shumë vonesë për karantinimin e qytetarëve, atëhere kur rastet ishin mbi 10 persona të infektuar. Personat e parë me Covid-19 kanë qenë që në Janar, por qeveria dhe KM, gati t’i shpallnin armiq përfaqësuesit e opozitës dhe kryetarin Basha, kur paralajmëruan marrjen e masave për mbylljen e kufijve me Italinë fqinje që u prek më shumë së shumë vende të tjera. Besoj se e mbani mend KM e paqëndrueshëm mendërisht, kur thoshte se “çfarë covidi dhe virusi, janë ca mendje të hallakatura që e thonë” dhe kjo se kishte hallin e kongresit të tij, ku mblodhi tre mijë vetë në Tiranë, ku putheshin dhe hargaliseshin me njeri tjetrin dhe e shndërroi atë kongres në një bombë biologjike. Në qoftë se do të ishin marrë masat e izolimit dhe mbylljes së kufijve më shpejt edhe infektimi do të ishte shumë herë më i vogël. Dhe kjo është përgjegjësi direkte e KM, pasi ky njeri vetë flet, vetë dëgjon, vetë vendos. Pa pyetur institucione, por vetëm me fb e tij nga bunkeri i Surrelit.

– Sa u ndihmuan bizneset dhe familjet që nuk kanë të ardhura?

– Ky është një nga problemet më të rëndësishme dhe shumë shqetësuese. Karantinimi, mbyllja e bizneseve, zbatimi i fashave të orareve është proçesi më i lehtë për t’u bërë. Mjaftoi sensibilizimi i qytetarëve dhe vlerësimi i situatës prej tyre, kjo falë medias të shkruar dhe vizive si dhe argumentimi shkencor i specialistëve, po shtojmë këtu edhe terrorin e fjalorit të pa llogjikshëm të KM, që nga ajo që thoshte në fillim se kjo është një përrallë dhe tek ne nuk ka koronavirus, ndryshoi kurs 180 gradë dhe me gojën e tij që di vetëm të nxjerrë helm, filloi të flas për mijra vdekur, për tmerre të pa para dhe për luftë me armik të padukshëm dhe vdjekjeprurës.  Kështu që izolimi dhe mbyllja u bë. Por kjo situatë për qindra familje në nevojë u bë e padurushme dhe vazhdon të jetë e tillë. Familje të tëra janë në mjerim të vërtetë dhe kjo që them nuk është propagandë nuk është politike, jo kjo është fakt ky është një realitet i hidhur dhe i dukshëm. Uneë gjatë kësaj kohe kam qenë në kontakt me qindra familje në nevojë, që kanë qenë të braktisura dhe të pa asistuara nga bashkia dhe qeveria. Kemi bërë publike me zë dhe me figurë nëna me fëmijë jetimë, në kufijtë e mbijetesës. Pensionistë të vetmuar, që nuk kishin asgjë në frigoriferin e tyre dhe kjo jo vetëm se askush nuk kishte çuar asnjë ndihmë, nga bashkia, por edhe se nuk merrnin dot pensionet e tyre të vogla, por të domosdoshme, pasi bashkia nuk ekzistonte, por vetëm propagandonte me nga dy tre pensionistë, që i përzgjidhte nga militantët e tyre të pandreqshëm, dhe për të tjerët as që kujtohej njeri. Në shumë familje të tilla ne kemi dhënë ndihmesat tona modeste, por të konsiderueshme, por edhe me një ndryshim nga hajdutët e bashkisë. Ne asnjëherë nuk bëmë foto dhe video, ndihmat që jepnim, duke i detyruar familjarët të pozonin nga dy tre herë me qeska në duar dhe të fyenim dinjitetin e tyre, duke keq përdorur varfërinë dhe skamjen e tyre. Ne publikonim vetëm prononcimin e tyre që kishin nevojë për ndihma emergjente, pa përmendur që i ndihmuan dhe me shpresën që bashkia të zgjohej të turpërohej dhe të bënte detyrën, gjë që nuk e bëri dhe po vazhdon të abuzojë. Këto fakte janë të gjalla në rrjetet sociale dhe shpesh here neë media, për të gjitheë ata që duan t’i verifikojnë dhe pastaj t’i besojnë.

– A janë bërë transparente, cilat përfituan ndihmat, burimet e ndihmave?

– Transparanca është një turp i vërtetë, është një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverie, por bashkia e Fierit është kampionia e vërtetë e mungesës së transparencës. Kryetari i emëruar i 30 Qershorit ka krijuar njëstaf me hajdutë profesionisteë, hajdutë, që nuk duan t’ja dinë se çfarë vjedhin, ku vjedhin dhe sa vjedhin. Boll që gjatëçdo dite ata të marrin dhe të mbushin xhepat. Po po deri te makaronat dhe orizi, duke i çuar në pika të ndryshme të bizneseve ushqimore që për fatin e tyre në këtëperiudhëmbyllje kanë qenë në pune dhe me kërkesa të larta shitjeje. Duke i depozituar shpesh herë në shtëpitë e tyre dhe akoma më keq, edhe për aq sa do shpërndanin nga ato që ngeleshin me selektimin e familjeve ku i çonin. Kushtet e tyre ishin, ndihma marrin: Ata që kanë votuar në 30 Qershor dhe për këto listat i kishin të sakta. Ata që janë pjesë e familjarëve dhe farefisit të kryetarit, drejtuesve dhe administratës se bashkime. Ata që janë pjesë e familjareve dhe farefisit të deputetëve rilindas dhe drejtorëve rajonale dhe administratës së tyre. Kaq të theksuara kanë qenë këto “rregulla” të tyre sa pa turp dhe pa keqardhje edhe për familjet shumë në nevojë që ishin votuese të rilindjes, i përjashtonin kur ata ndiheshin të braktisur dhe prononcoheshin me zë dhe figurë me adresë dhe numër  telefoni dhe ne i publikonim, ata i takonin, u bënin presion të mohonin, ankesën publike, të tërhiqeshin se përndryshe jo nuk do ndihmoheshin, por do dëmtoheshin me çfarëdo lloj mjeti në vazhdimësi ata dhe familjaret e tyre. Pra i shpallnin armiq ju jeni njëlloj si ata të PD-së, – u thoshnin. Shumë e rëndësishme për ta ishte që mos të përfitonte ndihma asnjë nga anëtaret, simpatizantët apo mbështetësit e Partisë Demokratike. Për këta duhej verifikim shumë i saktë. Kurrë, asnjëhere nuk bënë transparencë mbi burimet e ndihmave. Deklaroi bashkia Fier se nga fondi i emergjencave akordoi 25 milionë lekë të reja për ndihmat që do shpërndanin. Por asnjëherë nuk publikoi: Sa pako u përgatitën me këto lekë? Sa kushtonte një pako? Ku u blenë ushqimet për pakot? Çfarë proçedure u ndoq për blerjen? Sa është numri i familjeve që përfituan? Kush janë familjet që përfituan? Sa është sasia e ndihmave që i erdhën bashkisë Fier, nga shoqata, biznese dhe donacione të ndryshme? Si u shpërndanë këto? Pse u shpërndanë(aq sa u shpërndanë) sikur ishin ndihma nga fondi i emergjencës së bashkisë? Të gjitha këto pyetje janë pa përgjigje nga Kryetari i emëruar i 30 Qershorit dhe kjo tregon abuzimin e madh të tyre, vjedhjet e paskrupullta dhe paturpësinëe pashoqe të tyre.

-Cilat janë ato tendera të dhëna nga Bashkia e Fierit, që ju i keni denoncuar për korrupsion?

Edhe kjo që përmenda më sipër për blerjen e ndihmave me paratë nga fondi i emergjencës, pa bërë transparencën se si u blenë, ku u blen, dhe me çfarë procedure është një nga rastet e shumta të vjedhjes së tyre. Bashkia Fier ka qenë një nga perfitueset më të mëdha të parave të marra nga qeveria. Miliona € të investuara në qendër të qytetit, pedonale me gurë përvëlues në verë dhe me myshk në dimër, fasada të pallatave të lyera me bojë mbi suvate e vjetra dhe që lyhen çdo vit nga cilësia e keqe e materialeve të përdorura dhe ndriçime shumë ngjyrëshe në dy rrugët kryesore të qytetit, investimi mbi lumin Gjanica zhurma e bërë nga Subashi për filtrat e famshëm për pastrimin e ujit, filtra që nuk u panë as kur i vunë dhe që sa funksionuan, por një gjë e dimë të sigurtë, lumi Gjanica vazhdon të jetë akoma më i ndotur. Të gjitha këto me fituese firma të paracaktuara kliente dhe ortake të kryetarit të bashkisë. Bashkia Fier shumë punime dhe investime i kryen pa tenderime, por me ndërmarrjen e saj të krijuar enkas, për të menaxhuar paratë e taksapaguesve fierakë sikur të jenë të Subashit dhe jo të qytetarëve. Pra, pa i tenderuar, pa marrë oferta, por duke blerë dhe bërë vetë çdo gjë. Merr të marrim, vidh ë vjedhim. Në qoftë se KLSH dhe Prokuroria do të hetonin tenderimet dhe mënyrën se si janë menaxhuar paratë e taksapaguesve fierakë në bashkinë Fier, do të dilte në pah abuzimi dhe vjedhjet që janë bërë.

– A i keni kallzuar në Prokurori këto denoncime?

– Kallzimi ynë është publik, kjo është detyrë e opozitës. Prokurorisë askush nuk ja mban dorën që të fillojë hetimet, është në detyrën e saj dhe të drejtën e saj.

– Qarku i Fierit, e sidomos bashkia e Fierit janë nga më të pasurat nga burimet natyrore. Ju si e shpjegoni papunësinë e madhe dhe nivelin e ulët të jetesës së qytetarëve?

–  Po është e vërtetëqarku i Fierit është një nga qarqet me mundësi punësimi dhe për pasojë edhe mundësi për mirëqënie të lartë. Është një zonë naftëmbajtëse, ku ky sektor ka qenë shumë fitimprurës si për shtetin dhe për qytetarët që janë punësuar në këtë sektor që kanë qenë me mijëra, por që tashmë janë në një krizë shumë të rëndë. Me ardhjen e rilindjes në vitin 2013 sektori i naftës u pa si një sektor, ku mund të pasurohesh shpejt, me shuma të mëdha dhe pa rrisk. Kjo ka qenë dhe arsyeja që përplasjet kanë qenë të shumta në mënyrën e menaxhimit dhe të drejtimit të këtij sektori. Vlen të theksohet se drejtuesit e këtij sektori, si në Alpetrol edhe në rafineritë e Fierit dhe të Ballshit emëroheshin direkt nga KM dhe vinin dhe vazhdojnë tëvijnë nga Tirana. Individë pa njohje dhe lidhje me sektorin e naftës, por jo vetëm kaq, për hir të së vërtetës edhe pa njohje nga strukturat e PS në Fier, por thjesht  hajdutë të KM dhe pak të Subashit. Ndërrimi i shpeshtë i drejtuesve tregon për korrupsionin e lartë dhe përfitimet marramendëse të drejtuesve, shoqëruar këto gjithmonë me skandale të mëdha financiare. Kujtojmë këtu drejtuesen e para pak kohëve, ku unë i kam denoncuar me fakte dhe dokumenta shkeljet ligjore të saj dhe keqmenaxhimin e kompanise. Kjo bëri që edhe të shkarkohej menjëherë nga drejtimi dhe për pasojë t’i hapte rrugen hajdutit të radhës. Kjo bëri që shumë drejtuesë të nivelit të dytë dhe punonjës të thjeshtë, të vinin nga rrethet e tjera, dhe në shumë raste të shënonin emrat në bordero dhe të merrnin rrogat. Kjo pa tjetër që çoi në heqjen e shumë qytetarëve të Fierit, Ballshit Patosit dhe Rroskovecit nga puna dhe shtimin e papunësisë. Jo vetëm kaq, por edhe spostimi i zyrave në Tiranë dhe tërheqja e vëmendjes nga ky sektor për ta zhvlerësuar atë sa më shumë për ta privatizuar dhe grabitur si shumë sektorë të tjerë. Proçedura këto që i kanë filluar dhe po i vazhdojnë me shpejtësi para se të largohen nga froni që kanë uzurpuar, pasi këtë tashmë e kanë kuptuar dhe për këtë po nxitojnë. Kaq të babëzitur janë, sa për të gjithë punonjësit e Alpetrolit në këtë fazë tëkarantinimit edhe për ata që kanë qenë në punë se u lejohej të punonin u kanë sjellë një urdhër që do paguhen të gjithë me të ashtuquajturën “pagën e luftës” me 26 mijë lekë të reja, pasi kanë parasysh se pagat e tyre janë relativisht tëlarta dhe kështu që të ngopen këta të pangopur, duke mos menduar se këta naftëtarë me atë pagë qëmarrin aty mbajnë familjen dhe nuk kanë asgjë tjetër. Kjo është edhe e turpshme, edhe e paligjshme, është e dënueshme, pasi një person që vete në punë dhe punon, nuk mund t’i heqesh pagën dhe ta paguash me një pagë tjetër, që e ke vendosur me ligj të veçantë për një kategori të veçante. Por papërgjegjshmëria e tyre, pangopësia e tyre, nuk njeh kufij. Duke mos harruar dëmet e mëdha te shkaktuara ndaj banoreve të zonave naftëmbajtëse, sidomos në Zharrëz, Marinzë dhe gjithë zonat e tjera të Patosit dhe Rroskovecit, që vazhdojnë t’i gënjejnë dhe të mos i dëmshpërblejnë, duke i nëpërkëmbur dhe duke i mashtruar me ndihma të vogla, të pa përfillshme për dëmet kolosale, që u kanë shkaktuar në banesat e tyre dhe në mjedis, dëme këto të parikuperueshme. Loja që bëjnë me uzinën e Ballshit, duke ndërruar drejtuesit menaxherët dhe “pronarët” gjasme pasi aty janë vet dhe duke lenë me qindra punëtorëe pa paguar dhe pa punë, duke i sorollatur dhe tallur me vite të tëra është e turpshme, çnjerëzore dhe tregon se deri në ç’fazë kanë arritur dhe si janë katandisur.

– Faleminderit!