Plagosja e tre personave me thika në Ksamil, Policia: Arrestuam 34 vjeçarin, tre në kërkim

373

Sigal

Policia e Sarandës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku mbetën të plagosur tre persona si pasojë e një konflikti me thika dhe sende të forta.

I arrestuari është shtetasi D. Z., 34 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur E. C., K. Z. dhe A. R.

Tre të plagosurit mbrëmjen e djeshme kanë marrë mjekim në spitalin e qytetit bregdetar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Në lidhje me konfliktin e mbrëmshëm në Ksamil, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. Z., 34 vjeç dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, E. C., K. Z. dhe A. R.

Mbrëmjen e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta dhe mjet prerës për motive pronësie, shtetasit P .L., I. L. dhe F. P., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.