Si shpërthyen mediat e mëdha europiane kundër Edi Ramës

335
Sigal

Shembja e Teatrit Kombëtar provokoi një seri raportimesh nga gazetat më të mëdha europiane, me një gjuhë të ashpër që as gazetarët e Tiranës ndonjëherë nuk guxuan ta përdorin. Gazetat gjermane raportuan për një krim moral dhe ligjor. Ato italianë thanë se ishte sikur të shembje Koloseun. Kurse gazeta autoritare austriake, Der Standard shkroi se Teatri ishte shembur me metoda naziste, kurse Edi Rama po ngjan me Aleksandar Vuëië. Ja disa nga raportimet kryesore:

Gazeta e rëndësishme austriake, Der Standard, ka publikuar një shkrim nga gazetarja e njohur, Adelheid Woelfl. “Teatri Kombëtar në Tiranë u shemb nga një aksion ‘natën me mjegull’”, është titulli i shkrimit. ‘Natën me mjegull’ ose ‘Nacht und Nebel’ është një direktivë e Adolf Hitlerit për të burgosur dhe vrarë kundërshtarët politikë. “Qeveria socialiste nën Edi Ramën po tregon gjithmonë e më shumë tendenca autokratike,” thekson gazetarja. Sipas saj, shembja e Teatrit ishte ‘Grusht shteti natën në kohërat e koronavirusit’.

-Gazeta e qendrës së majtë franceze ‘Liberation’ i ka kushtuar një reportazh të gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Pasi jep zërat dhe dëshmitë e atyre që rezistuan ajo i bën një përshkrim edhe njeriut që mori vendimin për këtë: kryeministrit Rama. Sipas saj, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim që kur erdhi në pushtet.

-Revista e madhe italiane, L’Espresso, në një shkrim të shpërndarë edhe nga gazeta italiane Repubblica, thekson që në titull se ‘u shemb Teatri Kombëtar, simbol i artit dhe demokracisë’. “Në një qytet të mbyllur nga pandemia, qeveria e Ramës shembi Teatrin Kombëtar të viteve ‘40”, shkruan gazeta.

-Edhe gazeta e njohur italiane, ‘Corriere della Sera’ i bën jehonë shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe zhvillimeve që po pasojnë ngjarjen. Ajo i referohet edhe Confindustria Albania, që përfaqëson të gjitha bizneset italiane në Shqipëri, e cila thotë se ishte sikur të shembësh Koloseun

-Një nga gazetat më autoritare gjermane, por edhe evropiane, Frankfurter Allgemeiner Zeitung, shkruan se shembja e teatrit është një skandal. “Një krim moral,” e titullon ajo shkrimin. Edhe ajo e quan një aksion ‘natën me mjegull’, një referencë për krimet naziste. Sipas saj, marrëveshja bie era korrupsion.

-Sueddeutsche Zeitung, një nga gazetat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Gjermani shkruan për ngjarjen e rëndë në Tiranë. “Me gjithë protestat, qeveria shqiptare e rrëzoi Teatrin Kombëtar në Tiranë,” shkruan gazeta. Sipas saj, Teatri i shemb për të ngritur qendër tregtare.

-Gazeta gjermane Tages Zeitung shkruan: Shok në Shqipëri! Një krim juridik dhe moral. Organizata e mbrojtjes së monumenteve, “Europa Nostra, e rendit Teatrit Kombëtar në listën e shtatë vendeve kulturore më të rrezikuara në Europë. Me të drejtë, sic duket tani,” shkruan gazeta.