Mjegulla “pushton” rrugët në Kurbin, drejtuesit e mjeteve në vështirësi

252
Sigal

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, mjegulla ka pushtuar disa zona në Kurbin, sidomos akset e rrugëve nacionale.

Mjegulla ka qenë e pranishme përgjatë superstradës Thumanë deri në afërsi të Milotit, si dhe në aksin Laç-Mamurras.

Vështirësitë shfaqen për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këto akse, për shkak të vështirësisë për të parë rrugën qartë.