Makina përplaset me motorin në Lushnje, një i plagosur

51
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot në Fiershegan të Lushnjes. Një automjet dhe një motor janë përplasur mes tyre.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit, gjendja e të cilit nuk dihet ende.

Ndërkaq ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po transporton drejt spitalit të plagosurin. Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.