Petrit Vasili: Tenderat “sekret”, vjedhje flagrante e parave të shtetit

552
Sigal

Deklarata për media e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili
Të nderuar qytetarë,
Jam këtu në këtë komunikim së bashku për të denoncuar grabitjen flagrante që qeveria u bën parave të shqiptarëve. Kjo qeveri e cila është llafazania më e madhe për të komentuar të gjithë llojet e gjërave të botës është qeveria e cila bëhet memece, pra mbyll gojën kur vjen çështja për të sqaruar mënyrën sesi ajo i grabit shqiptarët. Konkretisht në sajë të investigimit të medias së pavarur BIRN, konstatohet që qeveria me sebepin e paligjshme për të konsideruar sekrete kontratat e zakonshme që bën, ka arritur me dhjetëra herë numrin e kontratave të klasifikuara sekret. Por të cilat të nderuar qytetarë nuk janë aspak sekret. Po ju jap vetëm një grafik në të cilin ju keni mundësi që me këtë grafik ju të shikoni fare qartë se cilat janë.
Pikërisht kolona “kaq kanë qenë në vitin 2013” dhe ja se ku kanë mbërritur në vitin 2018. Pra nga 20 kontrata të tilla të klasifikuara në periudhën 2013 që u takonin 3 institucioneve, Shërbimit Informativ, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Drejtorisë së Informacionit së Klasifikuar në 216 kontrata mbi 10 herë më shumë. Ecim në mënyrë konkrete se cilat janë këto kontrata. Praktikisht qeveria ka sekret, quan sekret kontratat të cilat ajo i bën duke filluar nga vetë selia e Kryeministrisë, atje ku rri e vegjeton Edi Rama, e cila prokuron 560 milionë lekë të vjetra me një kompani me seli në Këlcyrë. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është një drejtori që merret me përkujdesjen për këto vilat dhe shërbimet qeveritare të qeverisë që shërbejnë për pritje por dhe për të kaluar pushimet qeveritare. Janë shpenzuar miliona lekë në mënyrë sekrete. Të gjithë do të thoshin po për çfarë janë këto sekrete. Sekretet për të cilat pretendohet kanë qenë shumë të thjeshta. Kanë qenë qytetarë të thjeshtë hidroizolim vilash, të tualeteve të vilave. Por qenkan sekrete dhe siç thotë kontratat për shërbime mediatike. Por si mund të jenë shërbimet mediatike dhe sekrete dhe mediatike. Një shërbim mediatik do të thotë një shërbim që iu komunikohet qytetarëve. Pyetja është ç’hyjnë shërbimet mediatike te shërbimet qeveritare? Nuk hyjnë absolutisht asgjë. Po ç’hyjnë ekranet me qera? Çfarë i duhen shërbimeve qeveritare ekranet me qera? Ju e kuptoni fare mirë që këto janë të gjitha sebepe për të fshehur rrëmbimin e parave nga qytetarët. Po kështu sekrete konsiderohen edhe shërbimet që kanë të bëjnë, apo paratë e shpenzuara nga autoriteti shtetëror rrugor. Pra ajo drejtori që merret me rrugët. Dhe rrugët janë në sytë tanë, qytetarët paguajnë taksat në mënyrë transparente, secili qytetar di sesa para u merr nga xhepat e tyre. Aq shumë para sa ju e dini sesa e paguajmë karburantin? Po çuditërisht të gjitha kontratat me këta janë sekrete. Dhe jo vetëm janë sekrete po kanë të bëjnë me kontrata që fillojnë nga 1 milionë deri në 15 milionë euro. Firma të tëra si TT, Akbest, Albstar, Kobial, Euroteorema etj, të tëra këto kontrata janë sekrete. Po ç’sekret ka një rrugë të cilën ne e paguajmë sa qimet e kokës deri te 20 milionë euro kanë pasur paturpësinë ti bëjnë dhe kjo qenka sekret. Nuk ka asnjë sekret qytetarë, sekreti i vetëm është që kjo është një mënyrë për ti gllabëruar paratë, në mënyrë flagrante e për të mos dhënë asnjë shpjegim. Përse zhvillohen garat dhe tenderat të nderuar qytetarë? Zhvillohen në mënyrë që të ketë transparencë dhe të arrihen çmime sa më të ulëta me shërbime sa më të mira. Pra nga këto para të ketë mundësi të kursehen para nga këto tendera, për të cilat mund të përdoren për çështje të tjera, për nevoja pafund që ky shtet dhe qytetarët shqiptarë kanë. Po çfarë ka ndodhur? Të njëjtat tendera i bën ministria e mbrojtjes e në vend që të kursejë, kontrolli i lartë i shtetit konstaton që janë shpenzuar 7 milionë e ca dollarë më shumë, në vend pra që të kurseheshin 7 milion apo 10 milion shtohen dhe 7 milion më shumë. Pra të gjitha këto raste siç e shikoni, rritja thash që nga 20 kontrata gjithsej të zhvilluara në periudhën 2009-2013 për institucionet të cilat kanë një status të tillë, kemi arritur pra që të quajmë sekret shërbimet mediatike apo shërbimet qeveritare e pa dëgjuar ndonjë herë, dhe të mos harrojmë që kjo është drejtori e shërbimeve qeveritare, në të shkuarën ka pasur 0 kontrata në të shkuarën. Sot ka minimumi 20 të tilla, praktikisht kemi një vjedhje të organizuar qeveritare në të cilën qeveria ka mbyllur gojën dhe hesht në mënyrë absolute. Në të cilën refuzon që të japi shpjegime në mënyrë absolute, sepse çdo lloj shpjegimi do të zbulonte aferën dhe aq më shumë dhe kërkesën për të dhënë informacion të bazuar me ligj, qeveria është gati të hedhë në gjyq këtë kërkese, pra shqiptarët mos informohen asnjëherë sesi përdoren paratë e tyre ose mirë me thënë të jem i drejtpërdrejt, sesi grabiten paratë e tyre. Sigurisht që kjo çështje në rast se drejtësia shqiptare nuk do të ishte kapur, prokuroria nuk do të ishte kapur, përpara se unë të komunikoja sot me ju, prokuroria e Shqipërisë duhet të kishte filluar urgjentisht çështjen penale, duke filluar nga kryeministria që bën tenderat e saj me kompaninë në Këlcyrë 560 milion lekë është vetëm një kontratë, tek agjensia kombëtare e informacionit që për të siguruar ndërtesën e vet sikur e thotë materiali paguan 1 milion e gjysëm euro, sikur ndërtesa të kushtonte qindra milion euro se aq është pesha, me kaq para sigurohen ndërtesa që kushtojnë qindra milion euro deri në 1 miliard euro, për të gjitha këto nuk ka as edhe një shpjegim. Por kjo prokurori e them sërish duhet të kishte filluar urgjentisht çështjen penale, shume të rëndë për shpërdorim të parave publike të shqiptarëve, për grabitjen e tyre me përmasa të mëdha. Është e qartë që kjo prokurori nuk flet, është e qartë që kjo prokurori mbyll sytë, kjo prokurori që hap sytë për protestuesin më të zakonshëm, për protestuesit invalid, për protestuesit me karroca me rrota të cilët protestojnë për mos grabitjen e shqiptarëve janë aty për tu futur ata në burg dhe për të shpëtuar hajdutët. Kjo qeveri gjithashtu është memece dhe nuk flet se shpon dot me 140 milionë euro të humbura me një kompani italiane. Kush do ti paguajë, apo me ndonjë mënyrë sekrete përsëri shqiptarët do të paguajnë miliarda lekë nga xhepat e tyre për të mbuluar zullumet dhe për të trashur xhepat e tyre. Sigurisht për të zbuluar këto të vërteta tronditëse dhe të tmerrshme prandaj shqiptarët janë vazhdimisht në protestë dhe nuk do të reshtin derisa ai që është në krye te kësaj grabitje shtetërore që është kryeministri dhe gjithë të tjerët të shkojnë përpara drejtësisë pavarësisht se kjo prokurori më vjen keq që po e them por ka zgjedhur të vetësakrifikohet së bashku me këtë qeverisje dhe sot është koha për t iu dhënë një përgjigje atyre që flasin për drejtësinë e re. Të gjithë ata që flasin për drejtësinë e re kanë parasysh këtë drejtësi që nuk flet e cila u fsheh atyre krimin shtetëror të vjedhjes dhe grabitjes të pronës shtetërore dhe që bën sikur lufton dhe anatemon apo përpiqet të penalizojë protestuesit e ndershëm dhe sigurisht që kjo është një çështje për pak kohë, për pak javë pas kjo drejtësi që ne do të ndërtojmë do të jetë një drejtësi që çon përpara gjyqit dhe drejtësisë këta grabitqarë dhe që më në fund ndërton ata që është drejtësia e re pra një drejtësi të rreptë me grabitqarët e pronës publike dhe drejtësi e drejtë më qytetarin e zakonshëm. Këto fakte tronditëse, këto qindra milionë euro të zhdukura në mënyrë gjoja sekrete presin një përgjigje ashtu siç 140 milionët dhe ashtu siç qindra milionë euro të tjera që për fat të keq shqiptarët do të dënohen dhe do të paguajnë nga xhepat e varfër të tyre për shkak të një qeverie uzurpatore dhe të kriminalizuar në hajdutërinë e saj.