LSI Tiranë, Spahiu : Uragani i 25 prillit do të bëjë drejtësi për të gjithë.

196
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Kryetari i LSI për Tiranën, Përparim Spahiu, ka reguar pas veprimit të padrejtë të KQZ-së.

“Ndarja e lejeve të legalizimit, tapive apo përdorimi i procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, janë veprimtari të ndaluara nga KQZ-ja. Pavarësisht se gjoba fillestare prej 1200 lekësh ndaj kreut të Kadastrës së Lushnjes ishte një tallje me aktin e miratuar nga vetë KQZ, simbolika e saj vlente për të dënuar një veprimtari të padenjë ku deputetë nuk bëjnë punën e tyre, por bredhin lart e poshtë nëpër Shqipëri duke shpërndarë tapi dhe leje sikur t’ua kishte lënë babai trashëgimi.”, – shprehet Spahiu në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

Vendimi i Komisionit te Sanksioneve dhe Ankesave në KQZ, i cili vendosi të amnistojë shkeljen e deputetit të Rilindjes që shpërndan leje legalizimi në shkelje të rregullave, është një inkurajim që ky organ i bën rasteve të ngjashme.
Ndarja e lejeve të legalizimit, tapive apo përdorimi i procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, janë veprimtari të ndaluara nga KQZ-ja.
Pavarësisht se gjoba fillestare prej 1200 lekësh ndaj kreut të Kadastrës së Lushnjes ishte një tallje me aktin e miratuar nga vetë KQZ, simbolika e saj vlente për të dënuar një veprimtari të padenjë ku deputetë nuk bëjnë punën e tyre, por bredhin lart e poshtë nëpër Shqipëri duke shpërndarë tapi dhe leje sikur t’ua kishte lënë babai trashëgimi.
Heqja e kësaj gjobe dhe amnistia për përfaqësuesit e popullit që keqpërdorin institucionet shtetërore nuk parathotë asgjë të mirë për ndërhyrjen e institucioneve të pavarura në mbrojtje të rilindasve të rinj. Çdo përpjekje do jetë e kotë. Uragani i 25 prillit do të bëjë drejtësi për të gjithë. Vota popullore do t’i kthejë dinjitetin shtetit, duke e vendosur atë në shërbim të qytetarit dhe jo të pushtetit.
#ShqiperiaShtepiaJuaj