LSI Korçë, Kristi Kananllari : Rinia po largohet

259
Sigal

Në një postim në rrjetet sociale, Anëtari i Kryesisë së LSI Korçë, Kristi Kananllari, ka folur për problemet që po has rinia dita – ditës dhe largimin e tyre nga vendi.

“Korça, është një nga qytetet që dita ditës po plaket, për shkak të keqqeverisjes dhe politikave klienteliste. Ky qytet, po e ndjen se tepërmi LARGIMIN E VAZHDUESHËM TË TË RINJVE…; sepse politikat qëndrore dhe vendore i kanë përjashtuar të rinjtë; duke i demotivuar dhe duke mos i mbështetur ata në ide dhe strategji afatgjata.”, – shprehet Kananllari në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

Kristi Kananllari , LSI Korçë: Rinia po largohet !
Të rinjtë po largohen, ky është fakt i pamohueshëm!!! Për shkak të mungesës të vëndeve të punës, varfërisë së skajshme, përjashtimit social dhe korrupsionit; mundësitë për të sapo diplomuarit janë privuar dhe e vetmja zgjidhje për ta mbetet emigrimi.
Korça, është një nga qytetet që dita ditës po plaket, për shkak të keqqeverisjes dhe politikave klienteliste. Ky qytet, po e ndjen se tepërmi LARGIMIN E VAZHDUESHËM TË TË RINJVE…; sepse politikat qëndrore dhe vendore i kanë përjashtuar të rinjtë; duke i demotivuar dhe duke mos i mbështetur ata në ide dhe strategji afatgjata.
Të rinjtë, e këtij qyteti; përballen me politika të gabuara që aplikohen nga Zyrat e Rajonale të Punësimit dhe me mungesën e mbështetjes nga institucionet e tjera; edhe pse janë të specializuar për të kontribuar në fusha të ndryshme si profesionistë.
Ata kanë humbur shpresën dhe motivimin…
Pagat e larta, jetesa më e mirë dhe mungesa e korrupsionit në vëndet e zhvilluara, po joshin një masë të konsiderueshme të tyre…
Lëvizja Socialiste për Integrim; është e vetmja forcë politike që me anë të vizionit të saj politik mbështet të rinjtë!!! Në vizionin e saj strategjik; të rinjtë janë kontribuesit dhe faktoret kryesore duke hapur dyert e duke mbështetur idetë e tyre! Motivimi dhe mbështetja e kësaj force politike; ka qenë dhe vazhdon të mbetet qëllimi kryesor për t’i dhënë vëndit zhvillimin ekonomik të merituar.
Më 25 prill, së bashku t’i krijojmë hapësira të rinjve profesionistë si vendimmarrës dhe politikëbërës për një qeverisje më të mirë!!!