LSI Pogradec, Çala : Ikja e të rinjve problematika kryesore, shkak mungesa e vëmendjes nga qeveria

192
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryetari i LSI-së Pogradec, Gentian Çala ka treguar për problemet që hasin banorët dhe kryesisht të rinjtë e Njësisë Administrative Velccan.

“Mungesa e vëmendjes së qeverisë, një infrastrukturë rrugore që është pak ta quash skandaloze, ndihet akoma edhe më shumë në Velçan, ku ikja e të rinjve të kësaj zone shihet për fat të keq si e vetmja shpresë për këta njerëz të mrekullueshëm”, – shprehet Çala në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Takim me strukturat e LSI-së në Njësinë Administrative Velçan!
Mungesa e vëmendjes së qeverisë, një infrastrukturë rrugore që është pak ta quash skandaloze, ndihet akoma edhe më shumë në Velçan, ku ikja e të rinjve të kësaj zone shihet për fat të keq si e vetmja shpresë për këta njerëz të mrekullueshëm.
Velçani dhe gjithë banorët e kësaj zone meritojnë shumë herë më shumë, u vlerësua në takim Programi i LSI për Bujqësinë dhe Rininë, i cili në 25 Prill do i kthejë Velçanit vëmendjen e munguar prej vitesh!
#PogradeciShtepiaJuaj