Drejtuesja politike e Qarkut Durrës për LSI, Elona Guri ka zhvilluar ditën e sotme, takime me rinjtë e këtij qyteti, ku i ka cilësuar ata, si energjia dhe forca, të cilët do të sjellin fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.
Krahas një fotoje ku shihet me të rinjtë, Guri i drejtohet të rinjve me shprehjen “zemra e Durrësit”, të cilët do të sjellin ndryshimin e madh më 25 prill, për të siguruara një të ardhme më të mirë për veten e tyre dhe gjithë shqiptarët, shprehet më tej ajo.