LSI do t’u kthejë shpresën të rinjve shqiptarë

449
Sigal

Monika Kryemadhi apel nga Elbasani: Në 25 prill qytetarët do zgjedhin rrëzimin e fasadave të Rilindjes. Lista e LSI-së e kaloj me sukses procesin e vettingut.

 

Dje, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe candidate për deputete deputete në Qarkun e Elbasanit (dhe të Tiranës), e ftuar në emisionin ‘Debat dhe Transparencë’, në televizionin Skampa  të Elbasanit, ndër të tjera, ka folur mbi takimet me ambasadoren amerikane Yuri Kim në qytetin e Elbasanit. Ajo tha se ka biseduar me ambasadoren amerikane mbi situatën politike dhe rishprehu dhe një herë qëndrimin e saj e thënë para disa kohësh në ‘VOA” ‘More Americans in Albania’, ‘më shumë amerikanë në Shqipëri’.

Problemet nuk na i zgjidhin ambasadorët, por i zgjidhim vetë

Unë vazhdoj dhe besoj që problemet nuk na i zgjidhin ambasadorët, por i zgjidhim vetë. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme për ne është që, nëse ne nuk krijojmë një pavarësi të të menduarit dhe të funksionarit si parti politike, ne do të vazhdojmë të jemi në vështirësitë që ne kemi. Unë mendoj që ambasadorja amerikane bëri shumë mirë që erdh në Elbasan. Por është shumë e rëndësishme të kuptojmë që ne duhet të flasim për problemet e njerëzve më shumë sesa për problemet tona politike. Çfarë mendoj unë që duhet të ketë risi në Elbasan? Unë mendoj që do të ishte shumë mirë që të kishim investime amerikane në Elbasan, duke pasur parasysh gjithën zonën industriale të qytetit. Unë e kam bërë një sugjerim të tillë edhe te Zëri i Amerikës kur kam thënë: ‘More Americans in Albania’, që do të thotë: ‘më shumë amerikanë në Shqipëri’. Zona industriale e Metalurgjikut mund të jetë një zonë shumë e mirë për tu kthyer në një zonë të lirë ekonomike, sepse për shumë arsye edhe vetë infrastruktura ta lejon transportin, kur kemi disa kompani amerikane që operojnë në zonat e lira të Maqedonisë së Veriut. Pra edhe përpunimi i industrisë së rëndë, mund të jetë zona e Elbasanit një mundësi. Sa më shumë investime amerikane të kemi, aq më e madhe do të jetë edhe vëmendja e Amerikës për Shqipërinë’.

Lista jonë ka kaluar në proces vetting, në KQZ kaloi pa pikë ndryshimi

Është investuar shumë, sidomos në qarqe diplomatike për të intimiduar dhe sulmuar listën e LSI, por për një gjë të jeni të bindur, që ajo është akoma më e rëndësishme dhe që dua të them është që lista e LSI është e pastë dhe e kristaltë dhe më e pastër se çdo listë tjetër. Ne kemi qenë të hapur për çdo propozim apo lloj subjekti që ka pasur një këndvështrim, deklarimi të tyre. Ka kaluar një proces vettingu.  Është  e vetmja listë në KQZ që ka kaluar pa asnjë ndryshim pike e presje. Siç kanë të gjithë pasi i kanë marrë me short. Dy kandidatë janë në verifikim pasi kanë thyer vizën e punës kur kanë qenë a në Francë dhe kanë kërkuar azil politik dhe është kthyer dhe tjetri në Greqi. Por ata e kanë të deklaruar. Unë mendoj që duke u marrë me LSI kanë dashur më shumë për të larguar vëmendjen nga dështimet e tyre. Ne kemi qenë shumë fair.

 PS ka kandidatë që nuk e përfaqësojnë dhe kërkoi fletën me numra

Fleta e votimit nuk dëmton dhe nuk do të ndikojë në procesin e votmit dhe në rritjen e votave të pavlefshme. Fleta me numra dhe jo me emra kandidatësh u kërkua nga Partia Socialiste për shkak të kandidatëve të saj pa identitet dhe që nuk e përfaqësojnë atë.  Ne si LSI me thënë të drejtën do ta kemi shumë të lehtë. Edhe për qytetarët. Nuk krijon shumë konfuzion. Krijon konfuzion për kandidatët. Njerëzit nuk janë numra për LSI-në, njerëzit janë emra.  Duhet të ishte me listë shumë emërore, gjë të cilën edhe vetë kryekomisioneri e ka pasur këtë bindje se duhet të ishte me emra, por KAS-i vendosi që të ishte me numra. Në Elbasan përshembull njerëzit do të priren për të gjetur numrat dhe jo emrin. Kur ndërkohë në Tiranë çështja e emrave është një nga gjërat më të rëndësishme, sepse vetë Partia Socialiste me emrat që ka në listën e saj nuk e përfaqësojnë atë, kështu që normalisht vetë PS-së i ka interesuar që ti ketë me numra. Pavleshmërinë e votës nuk e rrit, sepse vetë zinxhiri i gjatë i fletës së votimit, unë e kam një format të fletës së votimit për Tiranën, është e qartë, është e mundur. Ne e kemi testuar me të gjitha grupmoshat dhe bëhet e mundur shikueshmëria dhe votimi. Duke qenë se fleta e votimit do të ketë numrin 6 votë të vlefshme, pra kur voton për subjektin edhe po nuk votove kandidatin fleta është e vlefshme, por edhe kur voton vetëm kandidatin dhe jo subjektin vota përsëri është e vlefshme. Por vetë vota për subjektin është shumë e dukshme, gjë e cila favorizon dhe i jep prioritet subjektit’.

Në 25 prill qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin rrëzimin e fasadave

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaron se më 25 prill qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin rrëzimin e fasadave të Edi Ramës. Teksa publikon në rrjetet sociale një video me pamjet nga Peqini, Kryemadhi shprehet se “Rilindja” ka sjellë propagandë dhe jo prosperitet. “Në 25 prill qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin rrëzimin e fasadave. Në Peqinin me shumë halle, Rilindja ka sjellë propagandë dhe jo prosperitet. Harxhimet për postera si tentativë që ti hedhin hi syve qytetarëve, do të kishin lehtësuar dhimbjet e shumë familjeve në qarkun e Elbasanit, të cilat vuajnë pasojat e ekonomisë së dobët familjare. Në 25 prill qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin rrëzimin e fasadave. Në 25 prill Shqipëria voton nr. 6 LSI, për një qeverisje që kujdeset për secilin banor të vendit, shtëpisë së madhe të gjithë shqiptarëve”, deklaron në komentin bashkëngjitur videos kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Lidhur me denoncimet e publikuara nga Kryemadhi, banorët e Peqinit denoncojnë mungesën e ndihmës nga shteti për banorët e dëmtuar nga tërmeti.