Ligji i Arsimit të Lartë, Nishani të hënën takim me akademikët dhe pedagogët

444
Ligji i Arsimit të Lartë, i miratuar nga Kuvendi të martën do të jetë pjesë e diskutimeve që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë me pedagogë dhe akademikë.
Zyra për styp e Presidencës thekson se, takimi konsultues është parashikuar të zhvillohet në Presidencë ditën e hënë në orën 11:00. Tashmë, ligji i Arsimit të Lartë pas miratimit në Kuvend pritet të marrë dhe firmën e kreut të shtetit, për dekretim.
Takimi vjen pikërisht në kuadër të kundërshtimeve që disa akademikë dhe pedagogë kanë kundër ligjit.
Sigal