Disa strategji për këmbë të lehta dhe të shëndetshme

499
Të qëndrosh ulur apo në këmbë gjatë gjithë ditës ka efekte negative në qarkullimin e gjakut. Por të zgjedhësh një stil jete aktive, të paktën gjatë kohës së lirë, të ndihmon të rifitosh energjitë. Por nuk është e mjaftueshme! Ja disa strategji për t’i përdorur çdo ditë: një dietë dhe disa truke për të lehtësuar këmbët e lodhuar dhe të fryra.
Fillojeni me dietën
Të skuqura, të kripura apo të ëmbla? Po, por sa më pak të jetë e mundur. Mësoni të zëvendësoni shijet që ju pëlqejnë me alternativa më të shëndetshme. Për shembull një tas me kos, drithëra dhe dy kuadrate çokollate të zezë mund të zëvendësojnë ëmbëlsirën, duke reduktuar raportin e sheqerit pa hequr dorë nga nepsi. Gjatë ditës pini shumë ujë. Edhe konsumimi i duhanit dëmton qarkullimin e gjakut dhe ndikon në rritjen e celulit në lëkurë, dhe përkeqëson situatën që lidhet me edemat dhe enjtjet.
Në këmbë nëpër botë
Çorapet që ju shtrëngojnë gradualisht janë një ndihmë e madhe për ata që vuajnë nga pamjaftueshmëria venoze. Këpucët zgjidhini me kujdes, duhet të jenë komode, as të larta dhe as të sheshta. Të ecësh në mënyrë të rregullt është shumë e rëndësishme për një qarkullim të mirë, sepse mbështetja e këmbës favorizon rikthimin e gjakut. Përdorni shëtitjet si terapi të përditshme.
Sportet që ju bëjnë mirë
Noti është një nga sportet më dashamirëse, pasi të bësh aktivitet fizik në ujë ju ndihmon me muskujt, uljen e ënjtjes së këmbëv, duke i modeluar këmbët me ëmbëlsi. Ndërkaq, mund të përdorni edhe biçikletën, që ju ndihmon të jeni në formë pa lodhje, dhe e bëjnë më të fortë muskulaturën e këmbës. Evitoni veshjet e ngushta, dhe që nuk i japin mundësi frymëmarrje lëkurës.
Barërat për qarkullimin
Redukto dhe atje ku mundesh, evito kripërat në ushqim. Kujdes me ushqimet e gatshme dhe ato në kuti, ku përqëndrimi i sodës është më i lartë. Mëllaga, hithra dhe thupra luftojnë mpiksjet e gjakut dhe pastrojnë organizmin.
Strategjia e mirëqënies
Mundohuni të ndryshoni shpesh pozicion kur jeni ulur. Për të mos bllokuar qarkullimin e gjakut tek këmbët mund të përdorni një stol të ulët ku të shtrini dhe të mbështesni këmbët. Në fund të çdo dite dedikojini 20 minuta larjes së këmbëve duke streçuar këmbët për të eleminuar tensionin e muskujve. Shtoni në ujin që do të lani këmbët disa lugë sodë, rosmarinë apo disa pika vaj esencial të pemës së çajit apo livandos
Sigal