Leli: Premtoj zgjidhje për problemin e ujit të pijshëm dhe Infrastrukturës

528
Në një takim me banorët e njësisë numër 5 në Vlorë kandidati i majtë Dritan Leli premtoi zgjidhje për problemin e ujit të pijshëm, kanalizimin e ujrave të zeza dhe infrastrukturë më të zhvilluar. Ai u ka prezantuar banorëve të zonës së Divizionit se në katër vitet e ardhshme janë parashikuar një sërë investimesh për për shtimi i siperfaqeve te gjelberta ngritjen e parqeve per femijet dhe vendosjen e ndricimit. 
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Leli u ka shpjeguar se drejtimi i duhur për Vlorën është drejtimi i bashkëpunimit. Vetëm në sajë të bashkëpunimit mes të gjithë institucioneve mund të arrihet realizimi i projekteve për të cilat ka nevojë Vlora. Sipas Lelit, kryetari i bashkisë duhet të kujdeset për qytetarët dhe jo për interesat e tij personale, siç po bëjnë rëndom kandidatët e tjerë.
Kandidati i ASHE për Vlorën më herët ka patur edhe takime të tjera me banorët e Vlorës duke kërkuar mbështetje më 21 qershor dhe duke siguruar banorët se rruga e duhur për Vlorën është jo e zhvillimit dhe e përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe jo ndërtimet pa kriter 
Sigal