Lefter Maliqi: Rilindasit bëjnë fushatë “vrimave” sepse përballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë

185
Sigal

Ditën e sotme, kandidati i LSI në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka vijuar takimet me banorët e zonës, nga ku tha se, fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët.”,- shprehet Maliqi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!