Sindikata e policëve paralajmëron Ramën: Nëse nuk na zgjidhet problemi do të ketë protesta

221
Sigal

Pas revoltës të kontrollorëve ajror në Rinas, e cila nisi për të drejtat e tyre për pagat dhe kushte të tjera por u shtyp me dhunë nga qeveria, edhe Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka paralajmëruar një protestë. Nëpërmjet një letre drejtuar institucioneve më të larta të shtetit, sindikalistët kanë denoncuar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë sipas tyre me të drejtat social-ekonomike të Policisë Penitenciare shqiptare. Në këtë deklarate të sindikatës janë listuar të gjitha shkeljet, që sipas tyre iu janë bërë punonjësve në Policinë e Burgjeve. Duke ju drejtuar direkt kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ata theksojnë se mbi 3000 gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë lihen të pambrojtur para krimit.
“I vetmi shtet eksperimental në botë, ku disa mendjeshkurtër , u heqin armët personale vetëmbrojtëse  90% të stafit policor penitenciar !-Ky është “grusht shteti” z. Kryeministër, pasi mbi 3000 Gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë, lihen të pambrojtur para krimit. Anuloni urdhrin e çarmatosjes, se nuk vijnë as turq e as bangladeshas të ruajnë burgjet!
2-Të vetmit punonjës shteti, që u mohohet paga sipas nenit 87 të Kodit Punës për punën në fundjave. Edhe ky është “grusht shteti” ndaj të drejtave themelore në pagë e trajtim !  Riktheni pagesën e punës në ditët e shtuna e të diela për Policinë e Burgjeve!
3- Që nga korriku i 2019-es, mbahen padrejtësisht pa u dhënë Gradat për fituesit, duke u mohuar pagën dhe karrierën qindra gardianëve shqiptar. Fajtorët janë në kupolën e D.P.Burgjeve! Jepni Gradat e fituara me meritë dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor !
4- Kemi 1-vit që i kërkojmë M. Drejtësisë që Sindikata të jetë pjesë e Komisioneve Disiplinore që nga baza e deri në MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjësit nga D.P.Burgjeve, të cilët fitojnë gjyqet dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit!
5-Drejtuesi burgjeve, bllokon padrejtësisht Dialogun Social, Aktivitetin Sindikal, Kontratën Kolektive në fuqi dhe shantazhon e kërcënon verbalisht anëtarët e sindikatës”, shkruhet në deklaratë. Gjithashtu Sindikata paralajmëron se nëse do të mungojë vullneti i zgjidhjes nga qeveria, më 21 prill  do të zhvillojnë protestë. “Nëse mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetaret do shohin një protestë shembullore e sipas Ligjit ! -“Faturën” e paguan Ministria e Drejtësisë”, thuhet më tej në deklaratë.

Deklarata e plotë e Policisë së Burgjeve:

Barazi e Dinjitet për Policinë e Burgjeve !
Jemi këtu, për të denoncuar shkeljet dhe abuzimet me te drejtat social-ekonomike të policisë penitenciare shqiptare, si shërbim policor i sigurisë jetike :
1- I vetmi shtet eksperimental në botë, ku disa mendjeshkurter, u heqin armët personale vetëmbrojtëse  90% të stafit policor penitenciar! Ky është “grusht shteti”, z.Kryeministër, pasi mbi 3000 gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë, lihen të pambrojtur para krimit. Anulloni urdhërin e çarmatosjes, se nuk vijnë as turq e as bangladeshas të ruajnë burgjet!
2-Të vetmit punonjës shteti, që u mohohet paga sipas nenit 87 të Kodit të Punës për punën në fundjavë. Edhe ky është “grusht shteti” ndaj të drejtave themelore në pagë e trajtim ! Riktheni pagesën e punës në ditet e shtuna e të diela per Policinë e Burgjeve!
3- Që nga korriku i 2019-ës, mbahen padrejtësisht pa u dhënë Gradat për fituesit, duke u mohuar pagën dhe karrierën qindra gardianëve shqiptar. Fajtoret janë në kupolën e D.P.Burgjeve! Jepni Gradat e fituara me meritë dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor!
4- Kemi 1 vit që i kërkojmë Ministres së Drejtësisë që sindikata të jetë pjesë e Komisioneve Disiplinore që nga baza e deri në MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjësit nga D.P.Burgjeve, të cilët fitojnë gjyqet dhe dëmtojnë buxhetin e shtetit.
5-Drejtuesi i burgjeve, bllokon padrejtësisht dialogun social, aktivitetin sindikal, kontratën kolektive në fuqi dhe shantazhon e kërcënon verbalisht anëtarët e sindikatës.
Zoti Kryeministër! Punonjësit e Policisë Penitenciare, nuk janë “roje bostani” por shërbim sigurie jetike dhe punonjes me dinjitet.  Mos lejoni që zyrtaruce ngatërrestare, të cënojnë dinjitetin e mijëra punonjësve, sepse bëhet fjalë për “KULLA” më të rëndësishme se ato të “Albcontrol”-it, që çdo lloj qeverie do bënte mirë llogaritë në rast proteste. Respektoni dialogun social,tripartetin, sindikatat e bardha, kontraten kolektive, kodin e punes dhe riktheni Ministrinë e Punës si arbitrin kryesor të marrëdhnieve të punës. Sindikatat nuk janë “armiq të kllasës” dhe as “grusht shtetas”, por avokatë të punëmarrësve e të Ligjit. Protesta dhe greva nga sindikatat janë Serum i Demokracisë e shërim i qeverive autokrate që shkelin Ligjin dhe dialogun social. Sindikatat janë drejtësia sociale sipas Bashkimit Europian. Zoti Kryeministër! Kërkesat tona bazike plotësohen për 24 orë dhe pa asnjë faturë shtesë nga buxheti, përveç dëshirës e vullnetit për të zbutur acarimin e klimës sociale në vlim e sipër. Nëse mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21 prill 2021, qytetarët do shohin një protestë shembullore e sipas Ligjit. “Faturën” e paguan Ministria e Drejtësisë !
KËSHILLI  DREJTUES