Lefter Maliqi: 25 prilli, dita historike e fitores së Demokracisë, opozitës së bashkuar dhe të ardhmes Europiane!

238
Sigal

Nga Lefter Maliqi/

Të dashur miq!

10 ditë takime intensive në qarkun e Beratit, aty ku si në të gjithë Shqipërinë, etja për ndryshim është e përmasave jetike.

Rikthimi im në LSI e ka zanafillën që në vitin 2005, si themelues i kësaj force në ditët më të vështira për vendin, ku së bashku me liderin Ilir Meta thyem tabutë me shpresë e besim në qarkun e Beratit dhe në të gjithë Shqipërinë, për të ofruar alternativën e shqiptarëve.

Kujtoj me mirënjohje dhe me shtim përgjegjësie kur u votova nga 4300 qytetarë vetëm në një zonë elektorale të këtij qarku dhe në vitin 2007 fitova thellë mundësinë për drejtimin e Komunës më të madhe të këtij qarku, Otllak.

Investimet e mia me mbështetjen e qeverisë Berisha në atë kohë, janë sot pas kaq shumë vitesh, akoma dëshmi e fortë që i jep besimin e madh qytetarëve të qarkut të Beratit të më votojnë sërish pa u menduar dy herë.

Rikthimi im në LSI në krah të strukturave të kësaj force dhe nën drejtimin e kryetares Monika Kryemadhi, e bën ekipin e LSI-së absolutisht fituesin e këtyre zgjedhjeve, jo vetëm në këtë qark.

Prandaj kam ndërgjegjen e pastër e vullnetin e fortë për të kontribuar me sinqeritet e dëshirë për të ardhmen e shqiptarëve, dhe për t’ju kërkuar të votoni numrin 7 dhe siglën LSI.

25 Prilli, dita historike e fitores së Demokracisë, opozitës së bashkuar dhe të ardhmes Europiane!

Të dashur miq!
10 ditë takime intensive në qarkun e Beratit, aty ku si në të gjithë Shqipërinë, etja për ndryshim është…

Posted by Lefter Maliqi on Monday, March 15, 2021