Deputeti i PS merr me qira në Lin të Pogradecit 4,5 dylym tokë për aktivitet turistik, me çmim qiraje si kullotë

520
Një skandal, që prokuroria e Qarkut të Korçës duhet të hetojë urgjentisht, ka të bëjë me dhënien me qira nga Këshilli i Komuniës së Undënishtit të Pogradecit, të një sipërfaqeje prej 45.000 m2, ose 4.5 dylum tokë buzë liqenit të Pogradecit në fshatin Lin, deputetit të PS të Qarkut të Korçës, Ilir Xhakolli, që në këtë sipërfaqe buzë liqenit të Pogradecit, të ndërtojë një objekt me qëllim zhvillimin e aktiviteteve turistike. Skandali i dhënies me qira të një sipërfaqeje të madhe buzë liqenit në fshatin Lin, ka të bëjë me faktin, se në vendimin përkatës të Këshillit të Komunës të Undënishtit, përcaktohet që qiraja do të jepet, sikur kjo sipërfaqe të jetë kullotë e të përdoret për dele, lopë, dhi, edhe pse përcaktohet që i interesuari Ilir Xhakolli, sot deputet i PS, do të ndërtojë një objekt për aktivitet turistik, meqë ndodhet buzë liqenit, nga të tre anët kufizuese të kësaj parcele. Skandali thellohet, kur në këtë vendim, nuk përcaktohet kohëdhënie në përdorim, që do të thotë, se mund të jepet, për 2 muaj, 3 muaj, apo pse jo, edhe për 300 vjet. Deputeti I PS Ilir Xhakolli, përveçse pyetjeve të sipërpërmendura, duhet të përgjigjet, edhe pse deri tani nuk e ka shfrytëzuar sipërfaqen e 45.000 m2 që ka marrë në përdorim me qira buzë liqenit në fshatin Lin, dhe a ka paguar rregullisht pagesën e qirasë? Nëse e ka paguar këtë qira, atëhere, deputeti Xhakolli, si mund të justifikojë marrjen me qira të kësaj sipërfaqeje turistike buzë liqenit, kur nuk e përdor? Dhe e fundit, theksojmë se deri tani socialistët, janë shumica në Këshillin e Komunës në Undënisht dhe kryekomunari është socialist dhe kjo komunë është edhe zona elektorale e deputetit dhe qiramarrësit të 45.000 m2 Ilir Xhakolli. 
Vendimi i Këshillit të Komunës së Undënishtit
Këshilli i Komunës Undënisht, në Pogradec, në mbledhjen e datës 28.10.2011 diskutoi kërkesën e Ilir Xhakolli, banues në Pogradec, për dhënie në përdorim të një sipërfaqeje toke prej 40.000 m2, për ndërtimin e një ambjenti për aktivitet turistik, e ndodhur në fshatin Lin, e cila është në pronësi të komunës, mbështetur në ligjin, nr. 8652 datë 31.07.2000 “ për organizimin e qeverisjes vendore” neni 32, pika “e” dhe më tej në disa VKM dhe të MMPAU “për kriteret e konkurimit dhe procedurën e dhënies në përdorim me kontratë qeraje të fondit pyjor e kullosor” , të ligjit nr. 9385 datë 04.05.2005, “Për pyejt dhe shërbimin pyjor” në ligjin nr 9693 datë 19.03.2007 “Për livadhet dhe kullotat” i jep parcelën me sipërfaqe 45.000 m2 në fshatin Lin, në pronësi të komunës, e cila është parcela nr 267/a dhe zëri kadastral 2457 me këto kufizime: Veri – Liqeni, Jug – Liqeni. Lindje – Liqeni, Perëndim 265. Kjo sipërfaqe jepet me qira në përdorim kundrejt pagesës të përcaktuar në ligjin nr. 1064 datë 22.12.2010 “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”. Kryetari i Këshillit, Leonard Mimini. 
Sigal