Të rinjtë, protesta si në kohën e studentëve të dhjetorit
Tiranë, 12 maj, ora 7, të githë te sheshi ‘Nënë Tereza’
Nga Vepror Hasani
Kur u njoha me rezultatin që kisha shënuar në garën e primareve, mbeta e ngazëllyer. Isha gruaja më e votuar në qarkun e Korçës, na thotë prof. as.dr. Ledina Alolli. Urimet për mbështetësit e mi, më dalin nga zemra: “Ju falenderoj përzemërsisht dhe mirënjohje për mbështetjen që më dhatë me votat tuaja në garën e primareve. Vota juaj më renditi si kandidaten e tretë dhe gruan më të votuar të Qarkut Korçë. Rrugëtimin tim të gjatë në politikë, me sukses dhe shumë sprova, ia dedikoj familjes në shtëpi, por edhe ju si familja ime e dytë. Besimi dhe vlerësimi juaj është përgjegjësia më e bukur dhe më e madhe që kam marrë ndonjëherë! Zotohem para jush, ndaj çdo demokrati dhe qytetari të Korçës që gjithmonë do të jem në mbrojtje të interesit tuaj. Të gjithëve bashkë na pret sfida historike, fitorja e Partisë Demokratike më 11 Maj. Me fitoren e Partisë Demokratike fitojmë të gjithë, fiton Shqipëria jonë. Pas kësaj pata kënaqësinë dhe përgjegjësinë morale e politike të shpallja kandidaturën në garën e primareve për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Rrugëtimi i gjatë politik, me shumë eksperienca të vlefshme dhe me sprova të vështira më inkurajojnë edhe më shumë në këtë përballje të re. Jam e bindur dhe me plot besim se gara e Primareve në Korçë shpalosi edhe me tej vlerat tona si parti e garës, e lirisë, e demokracisë, e zhvillimit ekonomik dhe e integrimit europian të Shqipërisë. Të punojmë së bashku për ta çuar Partinë Demokratike dhe opozitën drejt një fitoreje historike për një të ardhme më të mirë për familjet tona, për gjithë shqiptarët.
20 shkurti, vend të veçantë në historinë e Shqipërisë
Kjo datë simbolizon triumfin e lirisë dhe të vlerave universale, për të cilat shqiptarët kanë luftuar dhe sakrifikuar ndër shekuj. Kjo ditë shënon momentin kur frika u kapërcye dhe zëri i popullit fitoi mbi shtypjen. Me guxim dhe sakrificë të jashtëzakonshme, mijëra qytetarë u bashkuan më 20 shkurt 1990 për të rrëzuar bustin e diktatorit Enver Hoxha. Ky akt shënoi fundin e një periudhe të errët dhe hapjen e një epoke të re drejt demokracisë dhe lirisë së shprehjes. Ndër qytetet që luajtën një rol kyç në këtë lëvizje, ishte Korça që luajti rolin kyç në këtë lëvizje; ajo u bë vatër e rezistencës kundër simboleve dhe barrierave të komunizmit. Qytetarët korçarë, së bashku me studentët dhe intelektualët, iu bashkuan valës së protestave që përfshiu të gjithë vendin. Nderim dhe mirënjohje përjetë demokratëve të 20 Shkurtit. “Respekt dhe mirënjohje për studentët grevistë, të gjithë burrave dhe grave që mbështetën kauzën e tyre, pavarësisht rreziqeve dhe presioneve të kohës. Kjo ditë na frymëzon dhe na bën edhe më të vetëdijshëm për t’i dhënë fund diktaturës së re që po u merr frymën shqiptarëve. Eshtë rradha jonë!”
22 Marsi një ditë e madhe në historinë tonë
Shqipëria jonë prej asaj date u bë pjesë reale e aktive e Botës Demokratike e Perëndimore, vion Alolli. Fitorja e PD në ato zgjedhje ishte pa dyshim “kthesa” madhore në rrugëtimin e gjatë e të vështirë shqiptar drejt lirisë, vlerave, demokracisë, perendimit. Harku kohor i konkretizimit të këtij ndryshimi rrënjësor, për të “shembur” një diktaturë gjakatare, privimin e të drejtave më thelbësore, të aspiratave të mbytura nën dhunë, – pasojat e një historie qindravjeçare pushtimesh e largimi nga familja jonë europiane, ishte relativisht i shkurtër. Ai “ndriçoi” më 8 Dhjetor 1990 me Lëvizjen studentore, e cila u konkretizua në forcë reale ndryshuese dhe pak ditë më vonë me themelimin e Partisë Demokratike, revolta shpërtheu me rrëzimin e simboleve të komunizmit më 20 shkurt duke goditur “forcën” e diktaturës dhe hapur rrugën e ballafaqimit me krimet e tij, institucionalizoi pluralizmin më 31 Mars, për të triumfuar më tej, një vit më vonë, më 22 Mars. Një “gjerdan” datash e ngjarjesh madhore të paharrueshme e të shkëlqyera për nga vlera e simbolika e secilës, këto si promotore për PD e për të gjithë Shqipërinë, të cilat kulmuan me 22 Mars 1992. Në të vërtetë këto janë shumë më tepër se kaq, janë themeli e preludi i të gjitha ndryshimeve mahnitese në tërësi të kombit tonë në këtë 25-vjecar, ndryshime që pak dekada më parë as mendjet më optimiste nuk mund t’i ëndërronin.
Atdheu na thërret, realiteti ende nuk është ai që duam
Po përmend këtu takimin e Selanikut: ditë e enjtë, dt. 6 shkurt, ora 19:00. Ishte një bisedë e hapur, miqësore, ndamë me këdo momentet historike të regjistrimit të emigracionit dhe Diasporës në zgjedhjet e 11 Majit. Roli i tyre në këto zgjedhje është jetësor për të ringritur Shqipërinë tonë, të ardhmen e saj europiane. Vota jonë është kontribut i pazëvendësueshëm në fitoren historike të opozitës. Ju mirëpresim të gjithëve. Kemi përkrah gjithë miqtë e mirë që i duam dhe na duan ashtu si Chris LaCivita. Premtimi i tij është: “Do ndihmojmë të zgjidhet Berisha kryeministër, një mik i vërtetë i SHBA dhe i Donald Trump. Rama është marionetë e Sorosit. Qëllimi ynë të nderuar miq, familjarë, shqiptarë kudo ku jetoni në diasporë, ju themi: Shqipëria është shtëpia e të gjithëve e që të bëhet një vatër mikpritëse e mirëqënies dhe prosperitetit të shqiptarëve duhet dhe është jetike vota e secilit dhe secilës prej nesh. Atdheu na thërret sepse realiteti nuk është ai që duam për fëmijët tanë dhe e ardhmja nuk është e sigurt. Ndryshimi nis nga ty, nga unë nga të gjithë brenda kufijve dhe jashtë në emigracion diasporë kudo. Jepi kuptim vlerave të qytetarisë dhe lirisë tënde. Rregjistrohu për të votuar!
11 dhjetori nuk është thjesht datë kalendarike
Po, 11 Dhjetori nuk është thjesht një datë në kalendar, përvjetor për t’u festuar, por një reflektim dhe vlerësim i thellë mbi çfarë kjo forcë politike përfaqëson për kombin, flet me emocion, Prof.As.Dr Ledina Alolli. E frymëzuar dhe e ngritur mbi revoltën e shqiptarëve për të përmbysur komunizmin, për të sjellë lirinë dhe demokracinë. Partia Demokratike ekzistoi si simbol i rezistencës dhe i fitores së këtyre vlerave historike. Partia Demokratike dhe lidershipi i saj ndër breza, doktor Berisha me një elitë intelektualesh dhe politikanë ndër vite, arritën të sillnin rezultate epike për Shqipërinë, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe në mënyrë deçizive kontribuan për pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës. Sot ringritja e PD vjen si një sfidë e madhe për të gjithë ne, si një kauzë thelbesore për t’ia dalë mbanë, që nga anëtari më i thjeshtë e deri tek strukturat drejtuese. Fitorja e Partisë Demokratike, me vullnetin dhe këmbënguljen e mijëra demokratëve që asnjëherë nuk hoqën dorë nga ideali i demokracisë dhe me aspiratën e jashtëzakonshme të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe rrëzim të këtij pushteti antihuman, është thjesht çështje ditësh. Zoti i bekoftë demokratët dhe Partinë Demokratike, familjen tonë të pazëvendësueshme.
Protestat e para u shënuan në Tiranë, janar 1990
Protestat e para u shënuan në Tiranë, janar 1990, më tej në Kavajë, Shkodër, Elbasan e Durrës. Ngjarjet e dhjetorit 1990, u pasuan më tej në fillim të vitit 1991, me përshkallëzim të protestave, të cilat kulmuan pas grevës së urisë së një grupi studentësh, të cilët frymëzuan gjithë banorët e kryeqytetit, për t’u derdhur në rrugë e për të mësymur sheshin “Skënderbej”. Mesdita e 20 shkurtit shënoi një prej akteve më domethënëse të përmbysjes së regjimit 45-vjeçar komunist, rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha.
Qeveri teknike e vetmja rrugë shpëtimi
Sot, pas një dekade në pushtet të Partisë Socialiste, korrupsioni dhe krimi janë raporti më i fortë i qeverisjes me pasoja katastrofike për krizën shumëdimensionale që po përjetojnë shqiptarët. Mbi një milionë familjarë të rinj, fëmijë dhe të moshuar lanë vendin sepse nuk gjejnë zgjidhje të problemeve: punësim studim, shërim, shpresë etj. Nga ana tjetër pushteti i Ramës synon me çdo kusht ta lërë vendin pa opozite si etërit e tyre me instalimin e diktaturës më 1945. Këtë e dëshmoi mbajtja nën arrest politik të Liderit të Opozitës z. Sali Berisha pa fakte dhe pa akuzë ligjore; po kështu edhe me arrestimin e deputetit demokrat Salianji, sepse i drejtoi gishtin pushtetit që i jepte garanci dhe imunitet vëllait të ish-ministrit, të dënuar në Itali, dhe arrestimit me dhunë të ish-presidentit të Republikës, z.Ilir Meta. Shoqëria jonë e mbetur në një lloj agonie po dëshmon se krizës së mjerimit nuk mund t’i rezistohet më. Protesta për ta çuar me çdo kusht vendin ne qeveri teknike është e vetmja rrugë shpëtimi, që siguron lirinë dhe nbijetesën e demokracisë. Në të kundërt, historitë e regjimeve përsëriten dhe fëmijët tanë nuk mund të na e falin zhdukjen e kombit.
Auditim total 12 viteve të qeverisë Rama
Do t’u bëjmë auditim total 12 viteve të qeverisë Rama, do të zbulojmë ku shkuan 64 miliardë Euro. Shqipëria në emergjencë! Do përgatisim paketën 100 ditëshe, e cila do ketë një efekt çlirues dhe transformues në jetën e të gjithë shqiptarëve. Tashmë rrugëtimi i gjatë politik, me shumë eksperienca të vlefshme dhe me sprova të vështira më inkurajojnë edhe më shumë në këtë përballje të re. Jam e bindur dhe me plot besim se gara e Primareve në Korçë do të shpalosë edhe me tej vlerat tona si parti e garës, e lirisë, e demokracisë, e zhvillimit ekonomik dhe e integrimit europian të Shqipërisë. Të punojmë së bashku për ta çuar Partinë Demokratike dhe opozitën drejt një fitoreje historike për një të ardhme më të mirë për familjet tona, për shqiptarët.
Gjithashtu, me këtë rast duhet të kujtojmë me trishtim të madh edhe lënien pas dore, për vite me radhë të shëndetësisë, me të cilën është abuzuar mjaft. Është koha të mos rrimë më duarkryq. Të gjithë meritojmë më shumë.
Me demokratët edhe diaspora
Ne ishim të mirëpritur nga diaspora dhe emigrantët shqiptarë në çdo takim, kështu na ndodhi edhe në Novara. Ishte një takim shumë i ngrohtë me bashkatdhetarët tanë. Falenderoj veçanërisht organizatorët e takimit: Klajdin, Erisin dhe Donaldin. Megjithëse u larguan në moshë të vogël nga Shqipëria, ata në çdo moment vijojnë të mendojnë si mund të kontribuojnë për Shqipërinë. Më 11 Maj të gjithë bashkë do të jemi për të shpëtuar Shqipërinë. Diaspora është lokomotiva e fitores tonë historike. Në zgjedhjet e 11 majit do të jenë të pranishëm edhe deputetët dhe grupet parlamentare të KE-së për të vëzhguar zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Gjithashtu Sali Berisha për mediat në Strasburg pohoi: “Dështuan plotësisht përpjekjet për izolimin e PD, proceset politike ndaj opozitës u vlerësuan si tipike të diktaturave. Është koha të mos rrimë më duarkryq. Është radha jonë! Më 11 Maj, njëshat votojnë numrin 1, së bashku sjellim ndryshimin e shumëpritur!
Për kujtesë
Më 20 shkurt të vitit 1990, sheshi “Skënderbej”, u mbush plot me njerëz, por krejt ndryshe nga mitingjet komuniste, të pranishmit nuk duartrokisnin më udhëheqësit e tyre, ata kishin ardhur për t’i hedhur litarin në qafë, atij të e cilit i ishin bindur, prej 46 vjetësh. Kjo bindje ishte rrjedhojë e diktaturës dhe dhunës, por më 20 shkurt populli i Tiranës vrau frikën, nëpërmjet banorëve të Qytetit Studenti. Tanimë kupola komuniste ishte një element që i përkiste së kaluarës, por gjithsesi, busti i Enverit, përballë monumentit të Skënderbeut, ishte një shkak i mjaftueshëm stresi për ta. Ndaj po atë ditë, busti u rrëzua, një pjesë e madhe e qytetarëve bërtitën, duke thënë: “U krye!”, ndërsa nuk munguan as ata që pëshpëritën: “Ballistët i rrëzuan bustin, por jo veprën e tij të ndritur”. Sidoqoftë, midis dy gjykimeve, Shqipëria vazhdoi rrugën e vet tw demokratike. Theksojmw edhe njwherw zgjedhjet e 11 majit do tw jenw tw mbikwqyrura. Sali Berisha pas takimeve nw Strasburg, pohoi: Ka marrë garanci të plota nga grupet parlamentare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, për dërgimin e delegacioneve me qëllim mbikëqyrjen e zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë këtyre takimeve, Berisha u shpreh se ka informuar ndërkombëtarët për rrezikun e madh që paraqet narkoshteti i Edi Ramës jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë Europën. Berisha: Më 12 maj, në ora 7.00 të mblidhemi dhe të festojmë fitoren në Tiranë, në sheshin ‘Nënë Tereza’. E juaja Ledina!