Rama zhduku 60 milionë euro që dha qeveria franceze për gratë.
Rrëfen Ledina Alolli, kandidate për deputete
Po, falenderova me zemër dhe mirënjohje gjithë demokratet dhe demokratët, të cilët u bënë mbështetja ime në sfidat e mia të shumta në Partinë Demokratike, rrëfen Ledina Alolli. Renditja ime në listë ishte meritë e tyre dhe më pas e punës dhe impenjimit tim të pakushtëzuar në çdo kohë e në çdo situatë me Partinë Demokratike. Pa asnjë dyshim, falenderimi i përzemërt shkon së pari për Doktor Berishën dhe strukturat drejtuese, të cilat besuan tek këmbëngulja dhe vullneti im politik. Kandidimi është angazhim dhe përgjegjësi, mbrojtje e interesave të qytetarëve, dhe ne të gjithë bashkë ia dolëm, dhe kjo nuk ishte e lehtë, sepse Shqipëria ishte shndëruar në autokraci. Por ishte edhe besimi juaj që na shtoi forcat dhe këmbënguljen për të ecur përpara. Tashmë nuk kemi asnjë dyshim: fitorja është e Partisë Demokratike. Tashmë, të gjithë bashkë: miq, kolegë e bashkëpunëtorë, na duhet të fitojmë betejën e 11 majit, dhe kjo është e sigurtë. Ne do të jemi fitues. Këto zgjedhje do sjellin fitoren e merituar të opozitës ndaj këtij pushteti, që i varfëroi dhe i dëboi shqiptarët. Të dashura nëna, gra dhe vajza, në këto ditë përballjesh me kundërshtarin, keni qëndruar të paepura, më lejoni të shpreh për ju nderimin dhe respektin tim të thellë për sakrificat dhe kontributin tuaj të përditshëm në forcimin e shoqërisë në çdo fushë të jetës që nga familja dhe komuniteti e deri tek vendimmarrja dhe politika. 8 Marsi ishte një mundësi për të reflektuar mbi arritjet tona të shumta, kjo edhe për të rikujtuar që lufta për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri vazhdon. Sot, jam shumë më e angazhuar për të vijuar punën time në favor të fuqizimit të gruas. Dita e 8 marsit na bashkoi për një të ardhme më të drejtë, më të barabartë dhe më të fuqishme për të gjitha gratë.

Thirrje grave, vajzave dhe gjithë demokratëve
Në këto çaste ju drejtova grave, vajzave dhe gjithë demokratëve, me këto fjalë:
“Të dashur demokratë të qarkut Korçë! Ju falenderoj me përzemërsi dhe mirënjohje për mbështetjen që më dhatë përmes votave tuaja në garën e primareve. Vota juaj më renditi si kandidaten e tretë dhe gruan më të votuar të qarkut! Rrugëtimin e gjatë në politikë, me sukses dhe shumë sprova, ia dedikoj familjes në shtëpi, por edhe ju si familja ime e dytë. Besimi dhe vlerësimi juaj është përgjegjësia më e bukur dhe më e madhe që kam marrë ndonjëherë! Zotohem para jush, para çdo demokrati dhe qytetari të Korçës dhe i siguroj ata që gjithmonë do të jem në mbrojtje të interesit të tyre. Së bashku na presin sfida historike, – fitorja e Partisë Demokratike më 11 Maj, sepse vetëm atëherë kur fitojmë të gjithë, fiton Shqipëria jonë. Kudo që shkuam në Novara e gjetkë, gjetëm një takim shumë të ngrohtë me bashkatdhetarët tanë atje. Gjithashtu, më duhet të bëj edhe një falenderim të veçantë për organizatorët e takimit: Klajdin, Erisin dhe Donaldin. Megjithëse ata u larguan nga Shqipëria në moshë të vogël, sërish në çdo çast mendonin si mund të kontribuonin për Shqipërinë. Ndaj po ju drejtohem edhe njëherë, demokrateve dhe demokratëve: Më 11 Maj të gjithë bashkë të shpëtojmë përgjithmonë Shqipërinë. Dhe ne i besojmë kësaj: Diaspora do të jetë lokomotiva e fitores së madhe historike.
Shpalla kandidaturën në garën e primareve për deputete
E gjendur mes demokrateve dhe demokratëve, ndieva vërtetë kënaqësi dhe përgjegjësi morale e politike të shpall kandidaturën në garën e primareve për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Rrugëtimi i gjatë politik me shumë eksperienca të vlefshme, por dhe me sprova të vështira më inkurajojnë edhe më shumë në këtë përballje të re. Na duhet të punojmë bashkë për ta çuar Partinë Demokratike dhe opozitën drejt fitores së madhe historike për një të ardhme më të mirë për familjet tona dhe shqiptarëve. Është radha jonë! Është radha e Partisë Demokratike! I sigurojmë gjithë demokratët se do të bëhet auditim total për 12 vitet e qeverisë Rama; do të zbulojmë ku shkuan 64 miliardë Euro, do të pregatisim paketën 100 ditëshe, e cila do ketë një efekt çlirues dhe transformues në jetën e gjithë shqiptarëve. Do të hartohet programi i Qeverisjes 2025-2029 për sektorin e Ekonomisë. Shqipëria është shtëpia e të gjithëve, por që të bëhet një vatër mikpritëse e mirëqënies dhe prosperitetit të shqiptarëve duhet dhe është jetike vota e gjithësecilit prej nesh. Atdheu na thërret, sepse realiteti nuk është ai që duam për fëmijët tanë dhe e ardhmja nuk është aq e sigurtë sa thuhet. Ndryshimi nis nga ty, nga unë, nga të gjithë brenda kufijve dhe jashtë në emigracion, diasporë e kudo. Jepu kuptim vlerave të qytetarisë dhe lirisë tënde. Rregjistrohu për të votuar! Kjo është më e rëndësishmja.”

Ja si do ta arrijmë!
“Të nderuar miq, familjarë shqiptarë kudo ku jetoni në diasporë, duhet ta ndieni
se Shqipëria është shtëpia e të gjithëve, e që të bëhet një vatër mikpritëse e mirëqënies dhe prosperitetit të shqiptarëve, është jetike vota e secilit dhe secilës prej nesh. Atdheu na thërret, sepse realiteti nuk është ai që duam për fëmijët tanë dhe e ardhmja nuk është e sigurt. Ndryshimi nis nga ty, nga unë nga të gjithë brenda kufijve dhe jashtë në emigracion, diasporë kudo. Jepu kuptim vlerave të qytetarisë dhe lirisë tënde. Rregjistrohu për të votuar! 34 vite Parti Demokratike! 11 Dhjetori nuk është thjesht një datë në kalendar, përvjetor për t’u festuar, por një reflektim dhe vlerësim i thellë mbi çfarë kjo forcë politike përfaqëson për kombin. E frymëzuar dhe e ngritur mbi revoltën e shqiptarëve për të përmbysur komunizmin, për të sjellë lirinë dhe demokracinë, Partia Demokratike ekzistoi si simbol i rezistencës dhe i fitores së këtyre vlerave historike. Partia Demokratike dhe lidershipi i saj ndër breza, doktor Berisha me një elitë intelektualësh dhe politikanë ndër vite, arritën të sillnin rezultate epike për Shqipërinë, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe në mënyrë deçizive kontribuan për pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës.”
Tashmë Partia Demokratike, e ringritur!
“Sot ringritja e Partisë Demokratike vjen si një sfidë e madhe për të gjithë ne, si një kauzë thelbesore për t’ia dalë mbanë, që nga anëtari më i thjeshtë e deri tek strukturat drejtuese.
Fitorja e Partisë Demokratike, me vullnetin dhe këmbënguljen e mijëra demokratëve që asnjëherë nuk hoqën dorë nga ideali i demokracisë dhe me aspiratën e jashtëzakonshme të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe rrëzim të këtij pushteti antihuman, është thjesht çështje muajsh. Zoti i bekoftë demokratët dhe Partinë Demokratike, familjen tonë të pazëvendësueshme. Asgjë nuk e mposht drejtësinë e së vërtetës dhe besimin tek liria. Shfuqizimi i privimit të padrejtë të lirisë Doktor Berishës, dëshmoi se arrestimi i tij ishte një padrejtësi e madhe. 11 muaj betejë e paepur me pushtetin dhe sistemin e drejtësisë së kapur dëshmoi se lidershipi i tij është kontribut i paçmuar për aksionin opozitar drejt fitores.
Sot më shumë se kurrë, besimi se, liria dhe demokracia funksionon na jep frymëzim dhe shpresë jo vetëm çdo demokrati por dhe çdo shqiptari.





















