Largimi i Lleshajt nga detyra / Petrit Vasili: Një figurë e shëmtuar politike që për fat të mirë nuk është më

273
Sigal

Nënkryetari i LSI , Petrit Vasili ka dhënë një koment lidhur me ndryshimet në qeverinë Rama 2, ku e cilëson një fat të mirë largimin e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në një prononcim mediatik, Vasili u shpreh se nëpërmjet fshehjes së numrave të identifikimit dhe mosfunksionimit të kamerave të trupit tek efektivët e policisë do të thotë të pamundësosh transparencën dhe se kështu ata mund të bëjnë çfarë të duan me civilët.

“Dhe në protesta për teatrin ishte ky ministri që për fat të mirë nuk është më, një figurë e shëmtuar e politikës edhe e rendit në Shqipëri, ky Lleshaj, që thoshte ata janë pa numra identifikuese por s’ka gjë se jam unë aty e marrë unë përgjegjësinë. Kurse ligjet ishin shumë të qarta, ku duhet ti vënë numra dhe kamera në trup secilit polic, edhe ai që kreu krimin ndaj atij djalit kamera e tij nuk funksionoi dhe nga të dhënat 63 kamera në kohën e ushtrimit të shërbimit 48 prej tyre nuk funksiononin. Kjo do të thotë të pa mundësosh transparencën dhe të bëjnë ç’të duan të rrahin etj.

Është përgjegjësi shtetërore për një arsye të thjeshtë se policia u përpoq  të fshehin krimin shtetëror dhe kjo është gjëja më e rëndë që mund të ekzistojë. Pra jo vetëm që vret shteti por përpiqet të mbulojë edhe me të gjitha format”-u shpreh Vasili.