Kuvendi Kombëtar/ Albana Vokshi: Vendimi i Kryesisë nul, PD ka më shumë të emëruar se të zgjedhur

269
Sigal

Deputetja dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ka reaguar pas propozimit të Lulzim Bashës në mbledhjen e Kryesisë, për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor. 

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Vokshi ka replikuar me Bashën, duke deklaruar se vendimi i sotëm i Kryesisë është nul.

Sipas Vokshit, PDS ka në strukturat e saj vendimmarëse më shumë të emëruar se sa të zgjedhur.

“Vendimi që do të marrë Kryesia është ilegjitim, sepse partia ka më shumë të emëruar se të zgjedhur”, i është drejtuar Albana Vokshi, Lulzim Bashës.

Ajo ka theksuar gjithashtu se mbledhja e Kuvendit Kombëtar do të jetë në datën 11 dhjetor, siç ka vendosur anëtarësia e këtij forumi me shumicë dërrmuese.