Grabitje e armatosur në Prizren, autorët plagosin dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një tentative grabitjeje në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha se dyshohet se tentimin e bënë tre persona të armatosur.

Sigal

“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Janë lenduar dy persona dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut pë jetë”, tha Osmanollaj.