Kushtetuesja heq herësin/ Prof. Kristaq Kume: Rregulloi një pasaktësi ligjore

149
Sigal

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Bindjes Demokratike për të shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit. Kërkesa për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor u pranua pjesërisht si e papajtueshme me Kushtetutën.

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume thotë se Gjykata Kushtetuese ka rregulluar një pasaktësi ligjore. Për të nëse Gjykata do të ishte funksionale atëherë, një nen i tillë nuk do të kalohej sepse është shkruar i gjithi në funksionin të interesit politik të partive.

”Kështu sikurse është formuluar vendimi, është pranuar pjesërisht kërkesa e dy partive dhe është hequr paragrafi për herësin. Herësi është kushti që të bën të fitosh apo jo mandat nga votat parapëlqyese nga zgjedhësit, për mua ka rregulluar një pasaktësi ligjore që edhe Gjykata Kushtetuese e ka kundërshtuar.

Kjo është një tërheqje e madhe ndaj partive dhe mazhorancës, se në lidhje me vendimmarrjen e tyre është e rëndësishme që të mbahet parasysh jo interesi i tyre në garën zgjedhore, por i gjithë subjekteve.

Në vendim i tillë tregon se në mënyrë që të funksionojnë shteti ligjor, duhet të jenë në punë të gjithë institucionet. Nëse Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale atëherë, një nen i tillë nuk do të kalohej sepse është shkruar i gjithi në funksionin të interesit politik të partisë për të ruajtur mënyrën se si i rendisin kandidatët në listë, por që binte ndesh me hapjen e listës, gjë të cilën e kërkonin edhe qytetarët”.