Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Ramën kryeministër

nga Red Varaku

Vendimi i BE për bllokimin e integrimit ishte shpullë kundër arbitraritetit amerikan në Ballkanin Perëndimor, i cili vjet largoi me dhunë qeverinë e Albin Kurtit dhe prej dy vjetësh po mban me dhunë në pushtet një autokrat të korruptuar si Rama.

NOA

Bllokimi i integrimit është bërë pikërisht për këtë arsye të cilat i pranon dhe vetë z. Palmer, pra për të penguar objektivat amerikane në rajon, ku thelbësor është rifaktorizimi i Beogradit, nëpërmjet rikonfigurimit të kufinjve ballkanikë dhe projektit të minischengenit.

Sigurisht, ajo që përfiton nga mospasja e një qëndrimi të përbashkët dhe moskoordinimi të SHBA dhe BE për rajonin dhe ajo që përfiton nga bllokimi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor është vetëm Rusia, rrjedhimisht dhe Serbia e Aleksander Vuçiç.

Pra, kjo është një mundësi e artë për faktorët e tretë, të cilët vazhdimisht kanë thelluar ndikimin në shtetet e brishta të Ballkanit Perëndimor, duke promovuar aktorë të cilët qëllimisht pengojnë proceset e demokratizimit, duke i kthyer më pas këto vende si kërcënim dhe shantazh kundër vetë Perëndimit