Kushtetuesja e kapur, u bë palë me qeverinë. Ja si u shkel ligji me hilen e rëndomtë të përdorur tek pyetjet për ‘Venecian’

207
Sigal

 

Arben Ristani, Ish-kryetari i KQZ 

Ish-kryetari i KQZ, juristi dhe politikani Arben Ristani flet mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e 30 Qershorit si edhe opinionin e Venecias. Ristani thekson se e gjithë kjo çështje ngre një pikëpyetje të madhe edhe për faktin se pse Partia Demokratike nuk u investua fare në këtë debat, duke mos e çuar çështjen në gjykatë. “Kjo pyetje e fundit, besoj, e ka përgjigjen në atë që po ndodh aktualisht në PD.”

 Si e gjykoni faktin që Gjykata Kushtetuese në pyetjet e dërguara për Komisionin e Venecias, nuk parashtroi pyetjen e ankimuesit, pra të shoqatës së bashkive?

Gjykata Kushtetuese, në përfundim të seancës se saj plenare u tërhoq në dhomën e këshillimit dhe vendosi të pezullojë shqyrtimin e çështjes dhe t`i drejtohet Komisionit të Venecias, si organ këshillimor i specializuar, për dhënien e një opinioni në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim. Për këtë qëllim Gjykata u njohu edhe palëve në gjykim të drejtën për të propozuar pyetje, duke përcaktuar afatin për paraqitjen e tyre.

Mbi kete bazë, Shoqata e Bashkive i drejtoi këtë pyetje Gjykates Kushtetuese, për Komisionin e Venecias. “A është Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe ai për anulimin e saj, një akt me karakter të përgjithshëm ose akt normativ kushtetues apo është një akt administrativ nënligjor individual dhe në çdo rast, a mund të refuzohej zbatimi i tyre nga KQZ sikurse ka ndodhur, apo duhej që këto dekrete t’ju nënshtroheshin vlerësimit mbi kushtetushmërinë vetëm nga Gjykata Kushtetuese mbi bazën e kërkimeve të subjekteve që kishin pretendime në përputhje me kriteret kushtetuese për vënien në lëvizje të kësaj gjykate”?

Kjo pyetje e cila është thelbësore për konflinktin ë krijuar dhe për të krijuar një precedent për të ardhmen, nuk u dërgua për përgjigje në Komisionin e Venecias. Për më tepër, mund tju them dhe si media mund ta verifikoni, se pyetjet e drejtuara Komisionit të Venecias, nuk kanë shkuar te konsultuara me anëtarët e gjykatës, por vetëm nga relatorja e cështjes dhe Kryetarja e Gjykatës. Kjo përbën një shkelje të ligjit dhe një hile të rëndomtë, e cila le të kuptohet, jo vetëm që cështja nuk është zgjidhur me drejtësi, por që është favorizuar dukshëm njëra palë e procesit, duke lënë të kuptohet kapja e gjykatës. Në këtë konkluzion mund të dalësh edhe duke patur parasysh, se pyetja e Komisionit te Venecias, për kompetencën e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve, është një pyetje për studentë dhe jo për gjykatës kushtetues.

A nuk duhej që për një çështje të tillë, Kushtetuesja të merrte vetë përgjegjësitë mbi supe e mos ti drejtohej Venecias, duke dhënë kështu një vendim që mund ti jepte fund një herë e përgjithmonë debatit që mund të lindë sërish mes institucioneve përgjegjëse?

Si theksova edhe më sipër, cështjet e kompetencës ose jo të gjykatës për zgjidhjen e një cështje të caktuar, apo përcaktimi i prëvalencës së një parimi kushtetues mbi tjetrin, janë cështje elementare për një gjykatë të rangut superior si është Gjykata Kushtetuese e një vendi.Sigurisht që ajo mund ta merrte vete vendimin per te gjitha ceshtjet e ngritura.Ceshtja e kompetences madje mund te ishte zgjidhur edhe pa dale ne seance plenare.E gjitha kjo qe ka ndodhur, le dyshime per kapjen e gjykates dhe nuk jep pergjigje per nje ceshtje shume te rendesishme si eshte fuqia e dekreteve te Presidentit të Republikes dhe raporti i institucioneve shtetrore në raport me këto dekrete.

Për më tepër, cështja në vetvete, pavërsisht vendimit të gjykatës, ngre dhe një pikpyetje shumë të madhe: Partia Demokratike përse nuk u investua në këtë çështje? Përse nuk ju drejtua ajo Gjykatës Kushtetuese?

Kjo pyetje e fundit, besoj, e ka përgjigjen në atë që po ndodh aktualisht në PD.