Prof.Dr. Arben Malaj: Modeli politiko-oligarkik i Ramës përafron me modelin e dështuar ekonomik të Erdoganit. Ja rreziqet për vendin tonë

262
Sigal

Shqipëri duhet të bëj kujdes nga ky model i dështuar në politikë dhe ekonomin. Pushtetet absolute korruptojnë në mënyre absolute sepse kontrollojnë dhe urdhërojnë të gjitha pushtetet, përfshirë në këtë rastë edhe Bankën Qendrore. Sipas artikullit: Grupi i Pavarur për Studimin e Inflacionit i përbërë nga akademikë dhe ish-zyrtarë qeveritarë, e vendosi inflacionin në një shifër prej 58 për qind”.”Erdogan ka larguar nga puna tre guvernatorë të Bankës Qendrore që rezistuan uljen e normave të interesit. Erdogan më 2 dhjetor emëroi një ministër të ri të Financave që konsiderohet se e mbështet uljen e normave të interesit, duke çuar kështu në rënie të lirës.
Erdogan po qeverisë për 19 vite, e ri ngriti shumë Turqinë pas krizës së rëndë të vitit 1997, por reformat i bëri Kemal Dervish dhe i vazhdoj Ali Babaxhan.Tani Erdogan ndodhet në sfidën e vështirë që rrezikon “ta mbys me duart e tij ekonominë e Turqisë”. “Ne po zvogëlojmë konsumin në gjithçka. Më herët kam blerë dhjetë bukë, tani i blej pesë. Tashmë kemi hequr dorë nga blerja e mishit”, tha Sinasi Yukselen derisa po priste në radhë. Erdogan i ka lënë fajin për rënien e lirës, forcave të huaja të vendosura për ta shkatërruar ekonominë turke dhe ka thënë se qeveria e tij po lufton “një luftë ekonomike për pavarësi”. Selva Demiralp, profesoreshë e ekonomisë në Universitetin e Stambollit, tha se është e shqetësuar edhe për një ikje eventuale të trurit. “Kur dallimi në pagë në mes të asaj që mund të fitosh në Turqi dhe diku jashtë është aq i madh, do të jetë shumë e vështirë që t’i mbajmë njerëzit të shkolluar në shtëpi. Dhe ky është një kërcënim i madh për të ardhmen e këtij vendi”, tha ajo. Një krizë rëndë po e prek këtë vend partner strategjik të Shqipërisë i cili ka një peshë gjeo-politike në rritje, të cilën nuk mund ta rriti pozitivisht pa një model qeverisje demokratike. Kjo është kriza e modelit autoritar qe qeverisë duke perqendruar gjithë pushtetin thjeshtë dhe vetëm tek një individ dhe duke keq përdorur të shkuarën krenare të Turqisë. Modeli politik i Rames përafron shumë me atë të Erdogan,sipas vetë preferencave publike të deklaruar nga Rama. Ekonomia shqiptare mund të rrezikohet në të ardhmen sepse modelet e njëjta politike prodhojnë të njëjtat efekte negative ekonomike, qoftë këto të konkrëtizuara në forma të ndryshme apo në kohë pak më të vona.

Rreziqet reale të modelit ekonomiko- oligarkik aktual të vendit tonë janë :
(1) borxhet e rënda, aktuale, të pritshme, të regjistruara dhe ato të fshehura;
(2) janë partneritetet publike private preferenciale- oligarkike;
(3) janë projektet e pa studjuara të investimeve “krenare” të sateliteve, linjës kombëtare ajrore, aeroporteve të kushtueshme dhe jo efektive, të porteve dhe infrastrukturës pa Garë dhe me kosto disa herë më të mëdha se në vendet evropiane ;
(4) janë patronazhistët personale qeveritare të skemes së vjedhjeve dhe abuzimeve që disa qeveritarë e partiakë imbrojnë si gjoja patronazhistë të partisë;
(v) janë edhe borxhet për pagimin e shpenzimeve luksoze të qeverisë të një vendi të varfër dhe të nepotikëve hajdutë..
Të mësojmë nga pësimet e modeleve të dështuara. Të parandalojmë në kohë kostot e tyre që bëhen gjithnjë e më të rënda dhe afatgjata proporcionalisht me jetë-gjatësinë e lidërve jo demokrat dhe autoritarian.