‘Kumanova’, Bushati: ‘Ohri’ të respektohet, dënojmë dhunën

550
BRUKSEL – Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur nga Brukseli sa i takon ngjarjeve në Kumanovë si dhe takimin me dy liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Bushati tha se në këtë takim ku ishte dhe kryeministri Edi Rama iu është bërë thirrje liderëve politikë shqiptarë të Maqedonisë të jenë më të bashkuar.
Bushati bëri thirrje edhe njëherë nga Brukseli që të respektohet marrëveshja e Ohrit dhe se shteti shqiptar e dënon dhunën e ushtruar në Kumanovë. 
Ai tha se Maqedonia aktualisht ka një problem të brendshëm dhe kjo nuk është çështje e Shqipërisë.
Sipas Bushatit Shqipëria është e interesuar që të shohë një Maqedoni që ka një shtet të fortë dhe pa konflikte pasi kjo ndikon në mënyrë direkte në stabilitetin e rajonit gjë të cilën Shqipëria nuk do që ta cënojë.
Ndërkohë sa i përket tensioneve me Greqinë për ujërat detarë, Bushati tha se kjo është një e drejtë ndërkombëtare e Shqipërisë.
Bushati: S’di per refuzimin e vizitës së ministrit grek
Është mbajtur në Bruksel takimi i shtatë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-BE. Delegacioni shqiptar përfaqësohet nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu.
Nga ana tjetër, delegacioni i Bashkimit Europian kryesohet nga komisioneri Johannes Hahn dhe ministri i Jashtëm i Letonisë.
Në një konferencë të përbashkët për mediat të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati komisioneri Johannes Hahn dhe ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics është evidentuar edhe një herë puna dhe përpjekjet që duhen bërë për antarësimin në Bashkimi Europian.
Gjatë fjalës së tij Bushati ka theksuar se qeveria shqiptare është e angazhuar të vijojë me ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për të marrjen e antarësimit
“Qeveria është e angazhuar të vijojë me ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm. Presim që të zbatojmë veprimet që na çojnë në një proces të mëtejshëm investimesh. Jemi duke punuar për përmbushjen e 5 prioriteteve deri në tetorë”, ka thënë Bushati.
Duke folur për gjithë rajonin bushati iu shpreh se ngjarjet e fundit në rajon kanë treguar rreziqet e bllokimit të procesit të integrimit.
“Ngjarjet e fundit në rajon kanë treguar rreziqet e bllokimit të procesit të integrimit. Ne presim nga BE-ja që të çojë sinjale të forta për Shqipërinë dhe për vendet e rajonit për ecjen përpara të këtij procesi”, tha Bushati.
Ndërsa pyetjes së gazetarëve në lidhje me përfshirjen në listat e kandidatëve të personave me precedent të mëparshëm penalë, ministri i Jashtëm i Letonisë i është përgjigjur se partitë politike në Shqipëri përdorin retorika shumë të forta. Ai ka thënë se për zgjedhjet e 21 qershorit do të ketë një grup vëzhguesish nga OSBE-ja.
“Plitikanët janë mësuar që të kenë retorika shumë të forta. Dua që të qetësaohet situata. Ky proces do të monitorohet nfga BE. Zgjedhjet janë jë hap shumë i rëndësishëm. Është një përgjegjësi ndaj qytetarët shqiptar ndaj jam dakord me atë që thotë presidenti se nuk ka një ndarje në zgjedhje parlamentare apo lokale. Do ketë një grup vëshguesisht nga OSBE”, tha Rinkevics.
Më tej, komisionari Hahn, ka theksuar se është cilësia dhe jo shpejtësia ajo që duhet por është edhe shumë i rëndësishëm edhe një harmonizim midis të dyjave , gjë të cilën ai ka thënë se po e shikon të ndodhë në vendin tonë.
“Është cilësia dhe jo shpejtësia ajo që duhet dhe po shoh që shqipëria po e harmonizon këtë. Jam optimist se shqipëria do të demostrojë zhvillim të qëndrueshëm dhe pozitiv. Ne do fillojmë me shqyrtimet e para në fillim të vjeshtës. Shqipëria mund të bëjë shumë në zbatimin e reformave në shumë fusha. Janë nxjerr në pah fushat ku duhet të punohet më shumë. Ndaj ne po presim edhe raportin e KE-së”, – tha Hahn
Interesit të gazetarëve në lidhje me raportin e Shqipërisë me Greqinë duke marë parasysh anulimin e vizitës së Ministrit të Jashtëm Grek në Shqipëri dhe me problemet me ujrat detare, Bushati është shprehur se qeveria shqiptare është e angazhuar për marrëdhënie të mira fqinjësore me Greqinë.
“Me Greqinë ne jemi të angazhuar për marrdhënie të mira fqinjësore, pasi ajo është partneri ynë strategjik. Për anulimin e vizitës së Ministrit të Jashtëm grek, unë kam qenë në kontakt me të dhe nuk di asgjë. Të dyja qeveritë kanë qenë të angazhuar në zgjidhjen e problemeve që kanë dy vendet”, tha Bushati. 
Sigal