Kryetarja e Kuvendit: Elisa Spiropali pret ambasadoren e Izraelit: Shqipëria, lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit

91
Sigal

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.

Bashkë me urimet për zgjedhjen, ambasadorja Peleg shprehu vlerësimin për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe solidaritetin historik të shqiptarëve me hebrenjtë.

Kryetarja Spiropali nënvizoi vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë, të qeverisë dhe institucioneve shqiptare, për avancimin e dialogut politik me Izraelin si edhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, sigurisë, industrinë e mbrojtjes, teknologjitë e informacionit dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale, mbrojtjen kibernetike, rritjen e investimeve izraelite në Shqipëri, si edhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare për çështjet rajonale e globale.

“Shqipëria është lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit, pjesë e kontributit tonë për një botë më të sigurt e në paqe”, theksoi Spiropali.