Kryetari i SPAK u përgjigjet deputetëve

30
Sigal

Dumani raporton në komisionin hetimor për përfshirjen e bankave në pastrim parash, për Berishën dhe krimet elektorale. Ulëritëse që zyrtarë të policisë bëhen palë me krimin, do kalojnë në sitë edhe disa gjyqtarët, që kanë kaluar vettingun por janë më të korruptuar se ato që janë larguar

Drejtuesi i SPAK, Dumani : Ulëritëse që zyrtarë të lartë të policisë bëhen pjesë me krimin, shqetësim mbeten prokurorët dhe gjyqtarët që kanë kaluar Vetingun

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani iu përgjigj për gati pesë orë pyetjeve të deputetëve nga të dyja kahet e politikës për çështjet e korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe aludimet për ndikim politik.

            

Prokuroria e Posaçme po harton një strategji të re për t’i paraprirë krimeve elektorale përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, raportoi për gati pesë orë përpara deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe atij të Sigurisë të mërkurën, ku mbrojti punën e institucionit, që drejton si të pavarur dhe të pandikuar nga politika. Ndërkohë që iu përgjigj dhe pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe maxhorancës që kishin të bë nin me çështjet më të komentuara në publik.

Skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane.

Gjatë raportimit 5 orësh në Komision, kreu i SPAK foli për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, pastrimin e parave, kërcënimet ndaj Prokurorëve të SPAK etj. Ai tha se “ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla. Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave”. Ai ka kërkuar respektimin e pavarësisë institucionale dhe sigurinë jurike, teksa u pyet mbi një inisiativë për ngritjen e një komisioni të posaçëm nga Kuvendi për monitorimin e punës. Dumani tha se ka një bashkëpunim mes SPAK dhe Policisë, ndërsa u shpDumani sugjeroi që Kuvendi të shihte mundësinë e ndryshimeve kushtetuese në lidhje me kufizimin e mandatit të prokurorëve të SPAK,

 

Sa kohë kemi të garantuar pavarësi ligjore dhe kushtetuese, ne nuk duhet të influencohemi fare nga politika dhe duhet të përmbushim detyrimet tona ligjore dhe kushtetuese

Kreu i SPAK deklaroi se janë të vëmendshëm edhe ndaj prokurorëve, apo gjyqtarëve që kanë kaluar Vettingun, pasi s’do të thotë se mund të jenë të paprekshëm nga korrupsioni.“A ndihemi të influencuar nga lufta politike apo mediatike? Unë e thashë që prokurorët e SPAK duhet t’i bëjnë veshët shurdh nga çdo lloj sulmi, apo presioni mediatik apo politik, sepse në ndihmë na vjen pavarësia. Sa kohë kemi të garantuar këtë pavarësi ligjore dhe kushtetuese, ne nuk duhet të influencohemi fare dhe të përmbushim detyrimet tona ligjore dhe kushtetuese.Jam shumë i shqetësuar me ata që e kanë kaluar Vettingun dhe vazhdojnë në sistem që mund të ndeshemi para personave me natyrë korruptive. Ky është shqetësimi më i madh dhe këtu jemi të vëmendshëm edhe nga mediat, shoqëria civile dhe politika kur ka denoncime. Ne përpiqemi të mbajmë shënime, bëjmë vlerësimet tona paraprake. Edhe vjet arrestuam një prokuror në detyrë, proceduam një gjyqtare në detyrë dhe ish gjyqtarë dhe ish prokurorë. I kemi në vëmendje dhe jemi të fokusuar. Të pranojmë që kaluam Vettingun dhe nuk do të korruptohen gjyqtarë dhe prokurorë është etopi.Do të vijmë edhe me raste konkrete. Edhe sa i takon brenda SPAK, jemi të vëmendshëm. Ne kemi dhe një proces Vettingu që funksionon brenda institucionit. Janë vetuar 60 veta vitin e kaluar, nga këta 1 është larguar. Kemi 9 të dorëhequr. Jemi me këmbanë alarmi edhe brenda vetes SPAK.”, -tha Dumani.

Dumani i përgjigjet Alibeajt në Komisionin e Ligjeve: S’plotësojmë orekset mediatike!

Kreu i SPAK Altin Dumani, iu përgjigj pyetjeve të deputetit të PD-së Enkejled Alibeaj në Komisionin e ligjeve. Pyetjes së Alibeajt se në opinion është krijuar mendimi se të gjithë janë goditur veç Ramës, ai tha se SPAK nuk mund të plotësojë orekset mediatike, ndërsa duhet të ketë prova që të nisen hetimet. Alibeaj: Ka të goditur nga opozita, por s’ka të goditur nga pozita. Sot ka një radhë ka të proceduar nuk ka asnjë gjë publike lidhur me kryeministër, perceptimi sipas opinionit publik është i tillë gjithçka është e goditur, përveç kryeministrit. Jeni viktimë e suksesit tuaj! Dumani:- S’mund të plotësojmë orekset mediatike ne nuk kemi axhendë. Për ne pak rëndë i ka emri, por prova ka rëndësi edhe ju jeni juristë dhe prova prevalon me çdo gjë, këtë po demonstrojmë brenda ditës dhe po ecim me hapa të ngadaltë që të mos bëjmë autogol.

Dumani i përgjigjet Nokës për Berishën: Drejtësia nuk mund të sfidohet!

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i pyetur nga deputeti Noka nëse po lufton opozitën dhe me çfarë bazë ligjore, Berishës i ndalohet e drejta e komunikimit. Ai tha,- se drejtësia nuk mund të sfidohet dhe ai vetë nuk është peng i askujt. “Unë jam prokuror dhe e lidh veten time eksluzivisht me të qënit prokuror, s’kam lidhje me politikën. Drejtësia nuk mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt,”- tha Dumani, ndërsa shtoi se “ka zero shanse që dikush ta ndikojë” në punën e tij. Për vendimin me arrest shtëpie të ish kryeministrit Berisha, Dumani tha se çështja është në hetim, dhe se nuk mund të prononcohet, teksa shtoi se nuk mund të interpretojë vendimet e gjykatave, dhe se në rastin konkret kemi të bë jmë  me një vendim gjykate.