Kryetari i Frontit të Majtë, Marko Dajti: Kryefashistit Edi Rama mbase duhet t’i përgjigjemi me “Njësitë guerrile”

408
Sigal

Edhe komunistët shqiptarë u indinjuan nga kjo ngjarje e rëndë, ku fara e fashizmit në Rilindjen Socialiste me në krye kryefashistin Edi Rama guxoi dhe dhunoi në mënyrën më barbare institucionin e Demokracisë, selinë e një partie politike. Ky akt i rëndë, që vetëm në regjimet fashiste ndodh, është një paralajmërim i korbshëm, se fara e fashizmit në Rilindje, do të dhunojë edhe institucione të tjera të demokracisë në Shqipëri.

Presidenti i Republikës është Uniteti i popullit dhe nuk mund të ketë asnjë shkak, asnjë arsye, asnjë justifikim, që disa banditë të fashizmit të Rilindjes Socialiste të dhunojnë Presidentin e Republikës, sepse simbolikisht, me aktin e tyre barbar, ata banditë të Rilindjes dhunuan vetë Demokracinë shqiptare. Mbase, ka ardhur koha, që këtë farë të fashizmit në Rilindjen Socialiste, me në krye kryefashizmin Edi Rama, duke tta përballojmë me “Njesitet Guerile”, për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri.