Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj: Kryeministri Rama është i vendosur për një qeveri gjithëpërfshirëse

309
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paralajmëroi ndryshime në qeverinë “Rama 3”. Veliaj tha se Kryeministri Rama është i vendosur për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe këtë e tregon angazhimi që ka marrë për afrimin e të rinjve. Sipas kryebashkiakut, ftesa e Ramës për të rinjtë e bën PS-në ndryshe nga partitë e tjera.

Qeveria e re

Tashmë gjithçka do të jetë ndryshe që nga komunikimi me opozitën, do të jetë qeveri ndryshe. Ajo që di dhe shoh është se Kryeministri ka filluar një diskutim, ftesë, dialog të jashtëzakonshëm me të rinjtë. Një parti që nuk hapet ndaj të rinjve, është e destinuar të ketë fatin e PD-së dhe LSI-së. I njëjti kryetar, dhe ja ku janë. Suksesi i PS-së ka qenë hapja. Me sa mbaj mend, kanë qenë 15 seanca diskutimi me platformën “Gati për Shqipërinë” për të ftuar edhe talente nga jashtë. Ka një qasje tjetër, thonë që përvesh mëngët që të vij dhe unë.

Nuk bëjnë qaramanin, por japin një dorë. Fakti që Kryeministri ka kaluar 15 seanca, është fokusi te ripërtëritja e partisë dhe administratës. Do të shihni shumë të reja, edhe në nivel drejtues e teknik. Do të ketë me avancimin në BE, do të na duhen qindra kapacitete teknike vetëm për të negociuar çdo kapitull. Dhjetëra delegacione do të vijnë në Tiranë. Do të jetë gjueti talentesh për qeverinë dhe projekte speciale. Nuk do të habitesha fare. Unë isha një prej tyre që m’u dha mundësia të shërbeja në ministri.

Një tjetër shkollë ndërtohet në Tiranë në zonën e Medresesë

Në Njësinë 8, në Tiranë, ka nisur puna për ndërtimin e një shkolle të re, në të njëjtën hapësirë kur dikur ekzistonte një shkollë, e cila më vonë ishte kthyer në zyra për administratën e Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës. Pas dëmtimit që pësoi edhe nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, kjo godinë do t’i lërë vendin një shkolle. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur për realizimin e këtij projekti.

“Ky është kantieri i 20-të, i shkollave në Tiranën e madhe, – disa prej tyre janë në zonat rurale, e disa të tjera janë këtu, në zonat urbane”, tha ndër të tjera ai.