Kryeministri Rama: Takohet me qytetarët për anëtarësimet e reja në Kukës, ndërsa banorët e presin me protesta “Rama ik!”

415
Sigal

Kryeministri Rama: Zyrtarët “përtacë” kanë shkuar në ndjekje penale, emërimetnga janari do t’i “bëjë” kompjuteri!

Kryeministri Rama u ndodh në Has në një bashkëbisedim ku ka shpjeguar platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, dhe u ka bërë thirrje atyre që të shkruajnë për problemet që i shqetësojnë, pasi do të marrin përgjigje. Njëri nga qytetarët tha se ai kishte dalë i pari tek portali “Mësues për Shqipërinë” por nuk ishte marrë në punë, ndërkohë që në vend të tij kishin hyrë njerëz që nuk kishin marrë fare pjesë në garë. Kryeministri Rama u shpreh se kjo ishte e papranueshme dhe se për këtë kryetari i Komisionit të Vlerësimit dhe përgjegjësi i zyrës së arsimore në Has do të shkojnë në Prokurori. “Edhe kryetari i Komisionit të Vlerësimit, edhe përgjegjësi i zyrës arsimore në Has, do shkojnë në prokurori, për të shpjeguar se, pse ky zotëria, që i takonte të merrte vendin e punës ishte lënë jashtë, dhe ndërkohë 4 pozicione ishin zënë me mësues që nuk kishin marrë pjesë fare në portal, kjo do të thotë se ka pasur të tjera arsye”, -tha Rama. Gjithashtu ai bëri të ditur se janë duke përfunduar përgatitjet për kalimin në një fazë tjetër të shërbimit nga ana e rrjetit të drejtorive arsimore ku e gjithë procedura e emërimeve, vakancave e tjerë, do të bëhej në mënyrë elektronike. “Nga ana tjetër jemi duke përfunduar përgatitjet, më saktë Ministria e Arsimit, për kalimin në një fazë tjetër të shërbimit nga ana e rrjetit të drejtorive arsimore, në këtë fazë gjithë procedura e emërimeve, vakancave, do të jetë elektronike”, – tha Rama.