Himarë, 60-vjeçari gjendet i vetëvarur në afërsi të banesës

410
Sigal

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë sot në Himarë. Policia e Vlorës bën me dije se “në orën 07:03, në fshatin Vranisht, është gjetur i varur me litar në afërsi të banesës së tij shtetasi me gjeneralitetet A.A”.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga litari.

Bazuar në veprimet e para hetimore të policisë,  dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.