Rama: Shkolla e rilindur “Ibrahim Basha” në Kamëz, shumë shpejt gati për 746 nxënës

16
Sigal

Kryeministri Edi Rama prej ditësh promovon arritjet infrastrukturore në fushën e arsimit. Këtë të enjte ai u ndal tek shkolla e rindërtuar “Ibrahim Basha” në Bulçesh, në Kamëz. Kryeministri Rama tha se, kjo shkollë do të jetë shumë shpejt gati, me hapësira moderne për 746 nxënës dhe stafet mësimore. “Edhe shkolla e rilindur “Ibrahim Basha” në Bulçesh, në Kamëz, do të jetë shumë shpejt gati, me hapësira moderne për 746 nxënës dhe stafet mësimore”, -shkroi Rama në rrjetet sociale. Shkolla “Ibrahim Basha” është pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe riparimi po kryhet nga Bashkimi Europian përmes një fondi me vlerë 75 milionë euro. Programi po zbatohet nga PNUD. Mësuesit dhe nxënësit do të gëzojnë sistem ngrohje, mjedise rekreative, mjedise sportive, mjedise për mjekun, gjelbërim në të gjitha mjediset dhe dalje emergjence. “BE për Shkollat” është një program i cili financohet nga Bashkimi Evropian në përgjigje të procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ky Program po zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.