Kryeministri Rama shkel Ligjin Zgjedhor, futet brenda në Qendrën e Votimit me logon e PS

187
Sigal

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar. Nga fotot që vetë kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale, para kutisë së votimit te Qendra e Votimit është me kapele, ku shkruhet numri 12 i Partisë Socialiste. Kështu, kryeministri Rama ka shkelur haptazi dhe me qëllim Kodin Zgjedhor, i cili nuk lejon asnjë person, që në Qendrën e Votimit të mbajë logo të subjektit elektoral. Të bën përshtypje, që anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimin e lejuan Edi Ramën, që të futej brenda dhe të votonte duke mbajtur në kapele logon elektorale të Rilindjes.