Kryeministri Rama paralajmëron arrestime

505
Pas arrestimit të Arbër Çekajt, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të tjera arrestime. Në një reagim kryeministri Rama thotë se të tjera arrestime do pasojnë në javët që vijnë. Edi Rama: Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e, jo se e kërkon Gjermania a bota, po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin. Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë, falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar?S a gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan, s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë”.
Sigal