Deklarata e frikshme e Ramës në Gramsh, Tavo: Ta shporrim këtë të keqe të madhe dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë

229
“Rrugë të mbarë” u thotë “Rilindja” shqiptarëve që largohen nga varfëria dhe mjerimi që ka shkaktuar.
“Asnjë vend tjetër nuk i ka realizuar premtimet që propozon Opozita,” vazhdojnë me mashtrimet e tyre rilindasit në ikje.
Kjo është gënjeshtër e madhe.
Lexoni të rinj, mësues, pedagogë, mjekë, infermierë dhe biznese 👇
Pa shkuar larg në vendet perëndimore, përmendim vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilat me vullnet politik kanë kryer arritje të mëdha si për rininë ashtu edhe për biznesin dhe shtresat e tjera.
Ja faktet o rilindas mashtrues:
🔴 PËR STUDENTËT:
Në Kosovë viti i parë i studimeve Bachelor është falas. Për vitin e II dhe të III tarifat janë nga 50 euro, provimet falas dhe diplomimi falas.
Niveli master ka tarifën tre semestra nga 150 euro e për çdo provim 2,5 euro, kurse diplomimi 100 euro.
Nëse nuk humben vite e nuk ka mbetje ose moskalim të vitit, studentët e ekselencës shpërblehen nga ministria apo universiteti.
Nëse studenti ka notë mbi 9.0, shpërblehet me një bursë prej 900 euro.
Ka raste, si përshembull Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, që lirojnë nga pagesa çdo student, i cili në atë universitet ka dhe një motër ose vëlla të regjistruar.
Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë të tjerë nuk paguajnë.
Qendra studentore është banesë komode dhe kushte të shkëlqyera.
Energjia elektrike, ngrohja e përgjithshme dhe uji janë 24 orë.
Dhe të gjitha shërbimet që përmenda futen në pagesën 20 euro në muaj.
Në lidhje me ushqimin paguajnë 15 euro në muaj për dy vakte.
Studentët në Kosovë kanë Kartën e Studentit, kartelë studentore që gëzojne falas shërbimet shëndetësore.
Me Kartën e Studentit kanë zbritje në transport 30%, zbritje edhe në shumicën e shopping-ut në dyqane rrobash dhe ushqime si edhe zbritje të tjera.
Në teatër shkojnë falas kurse në kinema gëzojnë zbritje 50%.
Për transportin paguajnë biletë mujore dhe i përdorin të gjithë autobusët e qytetit sa herë u duhet.
❌ Këtu “Rilindja” u thotë “Rrugë të mbarë.”
🔴 PËR MËSUESIT DHE PEDAGOGËT:
Mësuesit në shkollat e mesme të larta kanë një pagë bazë prej 621 euro, dhe nëse kanë përvojë 15-vjeçare, pagat e tyre shkojnë 668 euro.
Mësimdhënësit në shkollat e mesme të ulëta kanë një pagë bazë prej 585 euro, dhe me 15 vite përvojë punë, paga shkon në 629 euro.
Mësimdhënësit në shkollat fillore kanë pagë bazë prej 549 euro, kurse mësimdhënësit në shkollat parashkollore 535 euro.
Pedagogët në universitet nga 1 mijë e 200 euro në 1 mijë e 481 euro.
❌ Këtu “Rilindja” u thotë “Rrugë të mbarë.”
🔴 MJEKËT DHE INFERMIERËT:
Kosova ka 2-3 herë më të larta pagat e mjekëve dhe infermierëve se Shqipëria.
1.200 euro një mjek specialist
1.200 euro mjek specialist i familjes
872 euro një mjek në specializim
836 euro një mjek i përgjithshmëm
621 euro kryeinfermier
537 euro një infermier.
❌ Këtu “Rilindja” u thotë “Rrugë të mbarë.”
🔴 KLIMA E BIZNESIT:
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore dhe Raportit Doing Business Maqedonia e Veriut renditet e 17-ta në botë për klimën e biznesit duke thithur investirorë të huaj të cilët gjenerojnë mijëra vende pune.
Kosova rendimet e 57-ta në botë.
Shqipëria renditet e 82-ta në botë dhe e fundit në Ballkan dhe Europë.
❌ Këtu “Rilindja” u thotë “Rrugë të mbarë.” Biznesit dhe investimeve të huaja.
Miq,
Ky realitet i hidhur për shkak të varfërisë, papërgjegjshmërisë dhe shpollullimit masiv nga “Rilindja” mund të ndryshojë dhe do të ndryshojë.
Të gjithë së bashku ta shporrim këtë të keqe të madhe dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë me paga më të larta, me zhvillim ekonomik dhe standarde më të larta jetese si vendet fqinje.
Ky është misioni im që do punoj pa pushim për ta përmbushur plotësisht ✅
Vangjel Tavo
Sigal