Presidenti Ilir Meta: Marrëveshje politike midis Ilir Metës dhe Edi Ramës, KURRË nuk ka për të pasur.

243
Sigal

Në vazhdim të intervistë Kreu i Shtetit, Ilir Meta është shprehur se marrëveshje politike midis tij dhe Edi Ramës, nuk ka për të pasur më kurrë.

Gjithashtu ai është shprehur se: “Vendi nuk ka nevojë për rotacion, pasi rotacioni është shumë pak për këtë situatë ku ka degraduar i gjithë sistemi ynë. Vendi ka nevojë për një shkundje totale, dhe për të rivendosur gjithçka mbi themelet e Kushtetutës,  dhe të Shteti të së drejtës.”

Më tej Presidenti Meta u tha se, “Zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk i shikoj si një betejë mes Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, por si një moment historik për të ndryshuar degradimin e shtetit shqiptar. Ne duhet  të kemi një rivendosje të demokracisë, te balancës, të shtetit të së drejtës dhe të funksionimit të institucioneve, nëpërmjet rivendosjes së sistemit demokratik. Të hysh në një garë zgjedhore të tillë, do të thotë të hysh në një lojë te pandershme. Të nënvlerësosh faktorin kryesor që është faktori i brendshëm, është e pandershme. Nëse ti ikën nga Parlamenti dhe nëse ti ke një arsye të drejt, e ke të vështirë që ta kesh përkrahjen ndërkombëtare. Ti duhet të ishe futur në zgjedhjet lokale, ti kishe fituar ato. Në këtë mënyrë tregoje që ai Parlament ishte FAKE. Shqiptarët të vendosin në 25 prill.”