Dr. Ina Zhupa: Paratë e qytetarëve shpërdorohen për fasada propagande nga Veliaj

494
Sigal

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar punimet që po bëhen tek  fasada e Ministrisë së Drejtësisë. Zhupa thekson se “Këto para mund të ishin përdorur në dobi të banorëve apo për të ndihmuar biznesin e zonës që i ka paralizuar punët prej muajsh për një projekt milioner të Fusha shpk dhe Veliajt. Por jo, videot e propagandës duan një fasadë të re me paratë tona.”

Ja postimi i saj i plotë:

Manuali i shpërdorimit të parave të qytetarëve të Tiranës nga Erion Veliaj!
Rradha është e fasadës së ministrisë së drejtesisë, siç e keni parë një godinë e mirëmbajtur, e bukur, dhe simbolike për qytetin.
Fasada e ministrisë ishte tejet e rregullt, cilësore edhe e pa dëmtuar, bërë me pllaka të mëdhaja mermeri. Por Veliaj vendosi që Fusha shpk duhet të merrte paratë e qytetarëve të Tiranës për të prishur edhe ribërë fasadës e ministrisë së drejtësisë. Pllakat e padëmtuara të mermerit të shkatërroheshin dhe të vihen pllaka tualeti sipas projektit të Veliaj-Fushës.
Siç mund ta shikoni edhe nga prezenca e shtuar e policive, vetë zyrtarët e Ministrisë së drejtësisë nuk kanë qënë dakort që të kryhej një ndërhyrje e tillë e panevojshme dhe penguese e kotë në punën e tyre të përditshme. Mirëpo “betejën” institucionale e fiton Veliaj, kryebetonieri, pinjolli i oligarkëve të ndërtimit duke shpërdoruar paratë e qytetarëve të Tiranës.
Këto para mund të ishin përdorur në dobi të banorëve apo për të ndihmuar biznesin e zonës që i ka paralizuar punët prej muajsh për një projekt milioner të Fusha shpk dhe Veliajt. Por jo, videot e propagandës duan një fasadë të re me paratë tona.

Manuali i shpërdorimit të parave të qytetarëve të Tiranës nga Erion Veliaj!Rradha është e fasadës së ministrisë së…

Gepostet von Ina K. Zhupa am Sonntag, 19. Juli 2020

Manuali i shpërdorimit të parave të qytetarëve të Tiranës nga Erion Veliaj!

Rradha është e fasadës së ministrisë së drejtesisë, siç e keni parë një godinë e mirëmbajtur, e bukur, dhe simbolike për qytetin.

Fasada e ministrisë ishte tejet e rregullt, cilësore edhe e pa dëmtuar, bërë me pllaka të mëdhaja mermeri. Por Veliaj vendosi që Fusha shpk duhet të merrte paratë e qytetarëve të Tiranës për të prishur edhe ribërë fasadën e ministrisë së drejtësisë. Pllakat e padëmtuara të mermerit të shkatërroheshin dhe të vihen pllaka tualeti sipas projektit të Veliaj-Fushës.