Protesta e opozitës, ja rrugët që do të bllokohen nesër në orën 18:00

432
Sigal

Burime pranë partive opozitare kanë bërë të ditur se cilat janë akset që do të bllokohen nesër gjatë protestës 2-orëshe që do të zhvillohet në të gjithë rrethet e vendit.

Edhe pse lista nuk është zyrtarizuar ende, akset të cilat parashikohet të bllokohen nga protestuesit janë:

Tiranë: Te sheshi ‘Shqiponja’

Korçë: Në hyrje të qytetit

Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan

Milot: Rrethrrotullimi i Milotit

Shkodër: Në hyrje të qytetit

Fier: Tek Ura e Sheqit

Vlorë: Në hyrje të qytetit

Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi

Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit

Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat

Ndryshe nga protesta e të enjtes së kaluar, është shtuar numri i akseve rrugorë që do të bllokohen, por është zgjatur edhe koha, pasi protestuesit kanë planifikuar të qëndrojnë aty për 120 minuta.