Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka bërë një urim në rrjetet e saj sociale për Ministrin e ri të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Hajrulla Çekun. Ajo shprehet se ai është një bashkëpunëtor shumë i çmuar dhe se do të kenë nismat të përbashkëta për gjuhën shqipe këtej e andej kufirit si edhe mësimit të shqipes në diasporë.
Postimi i plotë:
Shumë urime Hajrulla Çeku për misionin e ri si Ministër i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë
Mik i kahershëm dhe bashkëpunëtor shumë i çmuar në detyrat që kemi ushtruar më parë, s’mund të isha më e lumtur që do të kemi mundësinë të bashkëpunojmë sërish, këtë herë në fushën e arsimit, nga nismat e përbashkëta për gjuhën shqipe këtej e andej kufirit te mësimi i shqipes në diasporë dhe projektet e bashkëpunimit në arsimin e lartë.
Të priftë e mbara Hajrulla!




















