Kryeministri Rama: Do rrisim në mënyrë të konsiderueshme financimet për startup-et

 

Rama siguroi nxënësit pjesëmarrës në Festivalin Kombëtar të Shkencës se qeveria do të bashkëpunojë me shkollat duke krijuar një sistem që do të mbështetet dhe me financime për zhvillimin e projekteve të tyre.Kryeministri falënderoi qeverinë gjermane dhe qeveritë e vendeve të tjera të Bashkimit Europian që mbështesin projektet e Shqipërisë në këtë fushë.

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua  finalja e Festivalit Kombëtar të Shkencës, një platformë konkuruese dhe promovuese, që kishte si protagonistë të rinjtë e gjimnazeve të vendit, të cilët prezantuan projekte kërkimore, eksperimente, prototipe inxhinierike dhe zgjidhje digjitale.

Sigal

I pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve, kryeministri Edi Rama vlerësoi angazhimin e nxënësve dhe theksoi rëndësinë e këtij organizimi, si një hap i parë drejt një rruge të gjatë dhe të suksesshme në fushën e dijes dhe teknologjisë.Duke iu drejtuar të rinjve, kryeministri theksoi se Shqipëria sot ka nevojë për të vënë në lëvizje të gjithë potencialin që fshihet në shtratin e gjeneratës së tyre.“Jeni shumë të vegjël me ‘parametrat’ e vjetër, por jeni shumë gati me ‘parametrat’ e kohës së re kur inovacioni dhe transformimet epokale në këtë botë të sotme të teknologjisë janë me origjinë pikërisht në shtratin e gjeneratës tuaj dhe di t’ju them që ne kemi bërë shumë përsa i përket teknologjisë”, u shpreh ai. Rama theksoi se “jemi shumë të vetëdijshëm që nëse në sektorin publik kemi bërë hapa të mëdhenj përpara, në sektorin privat kemi shumë për të bërë akoma”.“Jemi duke punuar për të rritur në mënyrë të konsiderueshme financimet për startupet dhe për të rritur mbështetjen për të gjithë ata që kanë një potencial dhe nesër mund të kthehen krijues dhe themelues të startupeve”, u shpreh ai.Rama siguroi nxënësit pjesëmarrës në Festivalin Kombëtar të Shkencës se qeveria do të bashkëpunojë me shkollat duke krijuar një sistem që do të mbështetet dhe me financime për zhvillimin e projekteve të tyre.Kryeministri falënderoi qeverinë gjermane dhe qeveritë e vendeve të tjera të Bashkimit Europian që mbështesin projektet e Shqipërisë në këtë fushë.Kryeministri kërkoi që të punohet me universitetet dhe shkollat e mesme për të rritur kapacitetin e aplikimeve me projektet e duhura për të aksesuar më shumë fondet e Bashkimit Europian për teknologjitë e reja.Në përfundim të festivalit, vendin e parë e fitoi shkolla e mesme “Zhani Ciko” në Patos, me një projekt të fokusuar te rëndësia e bletëve dhe ndërthurja e teknologjisë me natyrën.Projekti u vlerësua për qasjen inovative dhe mesazhin e tij mbi qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.