Teksa SPAK dhe BKH në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ekzekutuar vendimin e miratuar më 20 Prill nga gjyqtarja Fjorela Davishi.Hetimi pasurorë ka zbuluar një pasuri faraonësh të personave të dyshuar si pjesë e aferës AKSHI. Grupi i Parë kriminal u zbulua dhe dokumentua nga SPAK në dhjetor të vitit 2025, teksa dolën edhe tetë masa sigurie mes tyre për shtetasit: Ermal Beqiri – i akuzuar për Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës; Heqja e paligjshme e lirisë; Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera/ankande publike; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal; Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Mirlinda Karcanai – e akuzuar për Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera/ankande publike; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal. Hava Delibashi –e akuzuar për Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera/ankande publike; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal. Erion Ismaili – I akuzuar për Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal. Andis Papa – i akuzuar për Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal. Gëzim Hoxha – i akuzuar për Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal. Rogers Rryta – i akuzuar për Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale/grup i strukturuar kriminal. Por teksa në dyert e gjykatave nisi beteja për zëvendësimet e masave të sigurisë, BKH dhe SPAK si ndalën në asnjë moment hetimet por vijuan nga vepra penale tek pasuria duke rikompozuar një tjetër pazëll.
Denoncimet e reja për aferat e AKSH-it, miliarda euro përfunduan në xhepat e zyrtarëve të korruptuar
Skandali i AKSH-it, ka marr përmasa më të mëdha për sa i përket abuzimeve me tenderat që arrijnë miliarda euro. Deri më tani është folur për 750 milionë euro, por kësaj shume duhet shtuar edhe 250 milionë euro tenderi fillestar të AKSH-it, plus miliona euro të vjedhura me tendera për blerje pajisjesh, ndërtim rrugësh, rikonstruksione, ndërtimin e kupolave mbrojtëse për mbrojtjen e institucioneve nga sulmet kibernetike, shifra tronditëse për një vend të varfër siç është Shqipëria. Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ndodhet në arrest shtëpie për abuzimin me tenderat, rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë SPAK i sekuestroi tre vila luksoze. Për tre vite llogaritet që AKSH-i përfitoi në mënyrë të padrejtë 1.5 miliardë euro.
Ish prokurori Karanxha: Te AKSHI po hetohet edhe tenderi i Kadastrës, ku shkuan të dhënat e pronave?
Ish prokurori Ervin Karanxha deklaroi gjatë një interviste televizive se SPAK duhet të hetojë edhe Kadastrën Shqiptare sepse janë abuzuar jo vetëm me tenderat që arrijnë miliona euro por edhe dhënien e tokave në bregdet. Sipas Karanxhës duhet të zbulohen edhe qëllimet pse janë dhënë tendera të caktuar. Të zbulohet se çfarë fshihet pas tenderit jo vetëm hetim për shkeljen e barazisë në tendera. Ish-prokurori ngriti shqetësimin se Kadastra po përdor hile për të ‘grabitur” pronat e shqiptarëve për të bërë ndërtime si hotele, resorte dhe objekte të tjetra.“Në momentin që përfitohet nga buxheti i shtetit dhe provohet gjatë hetimit që ti ke bërë këtë krim. “Jepja tenderit këtij se dua ti bëj nder, këtu bëhet fjalë për tender me shumë shifra , më tepër kemi të bëjmë me kadastrën. Pse është i rëndësishëm tenderi i kadastrës? Është i rëndësishëm sepse disponon pronat e të gjithë shqiptarëve, pronat e bregdetit. Ky tender ka qenë me virus shumë të rëndë, pronat e shqiptarëve janë bërë me hile për ti marrë ky. Duhet të hetohet pse e ka marr këtë tender! Për mendimin tim nuk duhet të diskutohet vetëm për shkeljen e barazisë në tendera, por me këtë tender ku kanë shkuar të dhënat e shqiptarëve. Kanë dal të dhënat personale të shqiptarëve, të dhënat personale janë hakeruar nga iranianët. Tani po na rezulton se edhe pronat kanë ikur, edhe na Vettingu janë deformuar të dhënat dhe tani, me deduksion quhet, kur ti e ke bërë për vettingun a e ke bërë për raste të tjera? Në raste të shumta është prona bosh, fillon bëhet hoteli aty, dhe pronarit të tokës i thuhet “ik që aty’. Kush do ta mbaj përgjegjësinë sepse nuk ka operator fare aty, kjo duhet parë me ngjarje konkrete sepse nuk mund të hetohen të gjithë sepse është shumë e vështirë. Duhen parë problemet kryesore, psh. Tokat e bregdetit problemi është tek pronat që kanë vlerë. Marrja e kësaj nuk duhet parë vetëm në tender, që e mori ky. Por duhet të zbulohet cili ka qenë qëllimi mbas këtij tenderit, dorën e parë e ka marrë që me fillimin e tenderit, dora e dytë është komandimi i të dhënave të kadastrës shqiptare qoftë interesave personal qoftë edhe jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Ti nuk e ke të sigurtë këtë aq më tepër kur ta thotë një zv.drejtor, njeri i brendshëm. Thotë: “kjo ka ndodhur kështu”, për mua është më i rëndësishëm se tenderi 40 milionë euro për çokollata, këtu duhet parë ku është tamam ajo lidhja, duhet të gjendet se çfarë përgjigje janë kthyer për prona të caktuara”, tha ish-prokurori Ervin Karanxha.
Gashi: Qeveria shqiptare duhet të krijojë komision hetimor për hakerimin e të dhënave
Eksperti i sigurisë kibernetike, Milazim Gashi kërkoi nga qeveria shqiptare të ngrejë një komision hetimor enkas për të hetuar sulmet kibernetike dhe vjedhjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Sipas tij hakerimi që ndodhi me institucionet dhe të dhënat e shqiptarëve ishte i rrezikshëm dhe shkaktoi një dëm të madh në vendin tonë, prandaj duhet të hetuar me seriozitet deri në zbulimin e autorëve të vërtetë. “Çdo shtet evropian ka nivelin e vet të hakerimeve por Shqipëria është vend i vogël dhe duhet të instalojë element të lartë të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, duhet të mbrojë agjencitë shtetërore. Shqipëria duhet të krijojë menjëherë komisionin hetimor shumë të fortë sepse kemi të bëjmë me një hakerim të organizuar ku Shqipëria është hakeruar edhe më para nga element të hakerimeve dixhitale”, tha Milazim Gashi. Gashi deklaroi që institucionet shqiptare duhet të kenë sigurinë maksimale ndaj sulmeve të hakerave, problem i cili është përsëritur disa herë në Shqipëri.
Hakerimi! Meksi: Kush na garanton që emailet e personave kyç të shtetit janë të vërteta dhe kush ka akses në të dhëna?
Administratori i televizionit MCN, Endri Meksi foli për hakerimin dhe verifikimin e vjedhjeve të AKSHI-t. Meksi tha se hakerimi i emaileve të personave kyç që drejtojnë shtetin shqiptar, institucioneve , sistemi TIMS duhet të hetohen me seriozitet nga prokuroria për të zbuluar të vërtetën. Gjithashtu Meksi ngriti pikëpyetje nëse emailet e hakeruara të zyrtarëve të lartë të politikës shqiptare janë të vërteta. ‘U hakeruan shumë institucione, u hakerua struktura e policisë në Rinas, u hakeruan katër javët e fundit, për një periudhë 7-8 ditore patëm rrjedhje të dhënash pastaj heshtën. Nuk janë struktura të huaja por mendoj se është i njëjti grup që ka patur akses pafund në databazat shtetëror, zotërojnë kopje të tyre, jo më kot kanë hedhur në prill materiale me datë për të treguar se janë të reja. Unë mendoj se janë nga brenda, hetimi i Prokurorisë duhet të shkoj deri në fund për këto struktura, hakerimet që bënin çdo ditë”, tha Meksi.




















