Kryeministri Edi Rama/ Intervista në “La Stampa”: Populli ynë është europian. Brukseli vazhdon të shtyjë negociatat pa shkak

202
Sigal

Intervista te “La Stampa”

Kryeministri Rama: Populli ynë ndihet evropian

Kryeministri, Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Firence, Itali, në konferencën “The State of Union”, ka dhënë edhe  një intervistë për gazetaren Letizia Tortellos të botuar në gazetën e njohur “La Stampa”.

“La Stampa”: Kryeministri Rama, sot kemi profesionistë të diplomuar, mjekë dhe pjesën më të mirë të rinisë që emigrojnë nga Tirana. A është fati i vendit tuaj për t’u bashkuar me BE?

Edi Rama: Ne e shikojmë Italinë si Shqipërinë e së nesërmes. Për ne Evropa është një fe dhe nuk ka asnjë zonë tjetër të ndikimit në fatin tonë evropian, të cilin e kemi pritur me shekuj. Para vitit 1990 nuk mund ta ëndërronim. Tani, ne mund ta zgjedhim atë. Populli ynë ndihet evropian. Për fat të keq, kriza e refugjatëve ka ndryshuar BE-në për keq dhe tani Brukseli vazhdon të shtyjë negociatat, pasi vendimi është marrë, për shkak të oportunizmit nacionalist dhe egoist të disa vendeve.

– Negociatat janë ndërprerë gjithashtu sepse ju, jeni seriozisht mbrapa me reformat e kërkuara: korrupsioni, spastrimi i gjyqësorit dhe liria e medias.

Ne jemi duke bërë detyrat e shtëpisë. Reforma në drejtësi është një proces për t’u duartrokitur, ne jemi në gjysmën e punës. Rregullat evropiane janë një makinë vdekjeprurëse që vlerëson kufij, që shpesh nuk do të kënaqnin as shtetet anëtare.

– Po akuzoni Bashkimin Evropian për vënie pengesash?!

Unë them se kjo histori është paksa qesharake, që ne kurrë nuk qenkemi gati për bisedime paraprake për të filluar procesin e integrimit. Por, nuk ka asnjë fat tjetër për Shqipërinë, përveç Evropës. Kjo i shkon për shtat edhe Evropës.