Kryeministi Kurti: Në Bruksel, do të shkoj me një grua të dhunuar nga serbët

279
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ja dëshmitë e  barbarisë dhe mizoritë çnjerëzore

Më datën 15 qershor në Bruksel, do të takohen për herë të parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb Vuçiç. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin ka ‘zbuluar’ skenarin e Albin Kurtit për takimin e 15 qershorit në Bruksel. Vulin thotë se, Kurti do të marrë si pjesë të delegacionit një grua, e cila kur ka qenë vajzë, dyshohet se është dhunuar nga serbët.

Kryeministri kosovar Albin Kurti, do të sjellë në Bruksel, së bashku me delagacionin qeveritar, edhe një nga gratë që janë dhunuar çnjerëzisht nga serbët në kohën e luftës. Kjo grua do të dëshmojë realisht barbaritë që bënë pushtuesit serbë ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë.