Prof. Enver Bytyci: Policët serbë pushtojnë Velipojën!

295
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Policët serbë, të veshur me uniforma, vijnë me motoçikleta dhe flamuj të Serbisë, kanë mbërritur pardje në plazhin e Velipojës, duke provokuar pushuesit nga Kosova.

Ata e dinë se plazhi i Velipojës është i populluar me qytetarë të Kosovës dhe vijnë aty që të bëjnë subversion. Kjo ndodhi një ditë, pasi autoritetet e Kosovës kthyen në pikën kufitare të Jarinjës një grup të rinjsh serbë, të cilet vinin pa paralajmërim për pelegrinazh në Kosovë.

Mesazhi është i qartë: – Ju nuk na lejoni të hyjmë në Kosovë, ne vijmë dhe ua trazojmë jetën në Shqipëri! Leja e qeverisë Rama është nënshkruar për këto lloj provokimesh, që në vizitën e parë të tij në Beograd, në nëntor 2014!

Ndërkaq, një prej tyre ka thënë se “Jemi në tokën tonë. Velipojë është toponim serb”! Duket se Rama dhe Vuçiç po rikthejnë Mbretërinë e Uroshit të shekullit XIII dhe perandorinë e Stefan Dushanit (1333-1355), kur u vendosën këto toponime!