Zgjedhjet në PD/ Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në PD, Basha fiton me 81.7%

201
Sigal

Ka përfunduar numërimi i votave në shkallë vendi në zgjedhjet brenda PD-së, për kreun e ri. Nga rezultatet paraprake del se kryetari në detyrë Lulzim Basha është rikonfirmuar me një shumicë të madhe votash. 81.7 për qind e anëtarëve të PD-së kanë votuar Bashën si kreun e ri të Partisë Demokratike.

I dyti pritet të jetë Agron Shehaj, i cili edhe në Vlorë nuk mundi të marrë shumicën. Konfirmimi zyrtar i fituesit do të bëhet sot. Ja rezultatet paraprake: Fatbardh Kadilli: 763 vota, Edith Harxhi: 991 vota, Agron Shehaj: 6038 vota, Lulzim Basha 32882 ose 81% ndërsa, 40674 vota  të vlefshme. Kanë votuar në total: 41095 anëtarë të PD-së. Në përqindje: 54.7%.